1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier në Egjipt

Katja Burk19 Janar 2006

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Steinmeier në ditën e dytë të vizitës së tij në Egjipt u shpreh sot, se si Gjermania edhe Egjipti do të ushtrojnë presion politik ndaj Iranit

https://p.dw.com/p/AqrC
Ministri i jashtëm gjerman, Steinmeier
Ministri i jashtëm gjerman, SteinmeierFotografi: dpa - Report

Nëse do të ngrihet një komision hetimor për aferën e shërbimit të fshehtë, ministri i jashtëm gjerman, i cili nuk ka mbushur as 100 ditë në post, me siguri do të stresohet për të gjetur kohën e mjaftueshme. Sepse pikërisht në rajonin, në të cilin ndodhet sot ministri i jashtëm gjerman, ka probleme mbi probleme. Egjipti, vendi në të cilin ndodhet mysafir aktualisht Steinmeieri, mund të bëhet ndërmjetës në disa nga konfliktet që po kalojnë çdo kufi. Të mërkurën, Steinmeiri foli me homologun e tij në ministrinë e jashtme, Gheit para së gjithash për shqetësimet për programin atomik iranian: "Ne kemi arritur në përfundimin e përbashkët, se presioni ndaj qeverisë iraniane duhet të vazhdojë. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë në organet që do të marrin kompetencat për këtë rast, për Këshillin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe më vonë në procesin e krijimit të vullnetit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së."

Përsa i përket konfliktit të Lindjes së Mesme, Steinmeiri tha se është shumë mirënjohës që Egjipti ka luajtuar kohët e fundit një rol kaq të fuqishëm ndërmjetësi midis Izraelit dhe Palestinës: "Pikërisht në muajt e fundit, ne si BE dhe si Gjermani kemi bashkëpunuar ngushtë me Egjiptin. Këtu, në hapjen e kalimit të parë kufitar midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Ne kemi marrë ndërkohë përsipër, si të thuash në të dyja anët e kufirit, një mbikqyrje, e cila garanton sigurinë e këtij kalimi kufitar."

Tone miqësore mund të priten edhe në të ardhmen në marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Gjermanisë.

Për thellimin e shkëmbimeve kulturore, ministri i jashtëm do të vizitojë sot panairin e librit të Kairos. Ky panair, më i madhi i llojit të tij në botë, ka për herë të parë një mik nderi, dhe ky është Gjermania. Frank-Valter Steinmeier do të mbajë një fjalim me këtë rast dhe do të vizitojë stendën gjermane të panairit.