1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Strategji e re e BE-së për Azinë Qendrore!

Kornelia Rabic31 Tetor 2006

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shteinmajer ka nisur të hënën më 30 tetor një vizitë një javore në pesë vende të Azisë Qendrore. Stacioni i parë do të jetë kryeqyteti i Kazakistanit, Astana. Më pas vijojnë Uzbekistani, Turkmenistani, Taxhikistani dhe Kirgistani.

https://p.dw.com/p/ArKC
Kazakistani - bum ekonomik për shkak të rezervave të naftës
Kazakistani - bum ekonomik për shkak të rezervave të naftësFotografi: AP

Zgjerimi i marrëdhënieve me Azinë Qendrore do të jetë një nga tiparet e presidencës gjermane në BE. Udhëtimi i ministrit të jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer ka për qëllim t´i japë impulse procesit të nevojshëm të diskutimeve dhe njëkohësisht është një premierë: Asnjëherë ndonjë ministër i jashtëm evropian nuk i ka vizituar të pesë vendet njëherazi. Rëndësia strategjike e Azisë Qendrore është kuptuar prej kohësh në BE, sepse ky rajon ndodhet në një fqinjësi të komplikuar dhe të karakterizuar prej krizave - Irani dhe Afganistani - si dhe është një terren ku janë prezente disa fuqi të mëdha.

Lidhur me këtë Gernot Erler, ministër shteti pranë ministrisë së jashtme thekson: "Në zonën e ish-Bashkimit Sovjetik në të ashtuquajturën hapësira post-sovjetike, kemi zhvillime të vështira dhe BE-ja pret shumë. Ne besojmë, se me kontaktet intensive me këto vende jemi të përgatitur për krijimin e një besimi të ri përmes zgjerimit të një politike të re të fqinjësisë. E njëjta gjë vlen edhe për Azinë Qendrore, në radhë të parë, për arsye, se jo vetëm që tradicionalisht kemi pasur marrëdhënie të mira me këto pesë shtete, por edhe sepse në këtë rajon janë aktivë edhe të tjerë vende të mëdha si Rusia, SHBA dhe Kina. Shtetet e tjera evropiane kanë qenë menjëherë dakord, kur ne thamë, që duam të përpiqemi për një strategji të re lidhur me Azinë Qendrore."

Shtajnmajer viziton një rajon, që nga njëra anë në aspektin politik vazhdon të karakterizohet prej së shkuarës dhe nga ana tjetër në aspektin ekonomik përpiqet energjikisht për të ardhmen. Të pesë republikat - Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani - kanë qenë pjesë e perandorisë sovjetike. Ndonëse në vitin 1991 ato u bënë të pavarura, reformat në politikën e brendëshme kanë qenë të çala dhe thuajse nuk kanë avancuar. Përkundrazi të pesë shtetet qeverisen në mënyrë autokratike, kudo gëlojnë korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar, ka deficite të mëdha me shtetin ligjor dhe të drejatet e njeriut janë lënë pasdore.

Në ministrinë e jashtme thuhet, se ministri Shtajnmajer do të flasë për të gjitha këto probleme. Por temë qendrore do të jetë zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike. Shtajnmajer shoqërohet gjatë këtyre vizitave nga një delegacion i madh ekonomik. Më 31 tetor në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana zhvillohet edhe një forum ekonomik. Ky vend me dendësi të vogël popullsie po përjeton ndërkohë një bum ekonomik falë rezervave të mëdha të naftës dhe të gazit. Madje Kazakistani konsiderohet si lokomotiva e rajonit. Vendi më i vogël fqinjë Turkmenistani është një ndër vendet gaznjxerrëse më të mëdha në botë. Ndërsa me Uzbekistanin Gjermaninë e lidh lufta e përbashkët kundër terrorit. Baza në Termez shërben si epiqendra e misionit të Bundesverit në Afganistan. Në këtë qytet janë dislokuar 300 ushtarë gjermanë.