1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Strategjia nukleare e SHBA pas Hiroshimës

Arthur Landwehr/Uashington5 Gusht 2005

Kurrë më nuk u përdorën armët bërthamore pas bombave që ranë në Hiroshima dhe Nagasaki. Megjithatë fuqitë atomike deri më sot nuk duan të heqin dorë nga armatimi nuklear. Si edhe më parë, me efekt kërcënimi. Tanimë ekziston një gjeneratë e re, armësh të vogla strategjike dhe praktike

https://p.dw.com/p/AqjD
Pamje e një të mbijetuare pas hedhjes së bombës atomike në Hiroshima
Pamje e një të mbijetuare pas hedhjes së bombës atomike në HiroshimaFotografi: AP

Nga viti 1945 deri në 1990 vetëm SHBA kanë konstruktuar rreth 70.000 raketa atomike të 65 tipeve të ndryshme. Deri më tani 67.000 prej tyre kanë qenë raketa që shërbenin si mjet transporti. Me këto do të ishtë shuar çdo shtet i botës, por siç thotë Profesori për sigurinë strategjike në Universitetin e Uashingtonit, Gebhard Schveigler, armët bërthamore vetëm mund të posedohen, ato nuk mund të vihen në përdorim:

"Do të ishte si në Hiroshima e Nagasaki, që të dyja kanë qenë ngjarje të tmerrshme, të cilat po qe se patën një efekt pozitiv, ishte bindja se armët bërthamore nuk mund të vihen kurrë më në përdorim."

Por ka ekzistuar edhe një kohë tjetër kur ushtarakët kanë menduar ndryshe. Vetëm në vitet 1956 dhe 1957 ushtria amerikane porositi 151.000 armë bërthamore. Ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe nuk ishte aq e qartë besueshmëria e parimit kërcënues.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së Luftës së Ftohtë nuk ishte e qartë, se sa mund t'i besohej Bashkimit sovjetik dhe qeverisë së tij totalitare. Vetëm në fund u bë e qartë se ajo qeveri nuk i vuri në përdorim armët bërthamore.
Prej kësaj kohe të dyja superfuqitë atomike kanë rënë dakord për reduktimin e arsenalit të armëve bërthamore. Deri më tani SHBA zotëron rreth 10.000 armë atomike, qëllimi final është reduktimi i tyre deri në 2000. Gebhard Schveigler vëren: "Po qe se edhe pala tjetër arrin në përfundimin, se armët bërthamore në të vërtetë nuk mund të vihen në përdorim, atëherë atëherë mund të arrihet shumë shpejt, madje shumë më shpejt se sa në epokën e Luftës së Ftohtë, që që të dyja palët të kuptojnë, se nuk ka vlerë një numër kaq i madh i armëve bërthamore. Se edhe me 2000 armë atomike mund të arrihet efekti i kërcënimit."

Megjithatë armët bërthamore nuk janë fshirë nga planet strategjike ushatarake. Si edhe më parë, me qëllimin e kërcënimit, por me një gjeneratë të re, me armë të vogla strategjike, me përdorim praktik: Gebhard Schveigler për këtë thotë: "Kjo mund të kuptohet kështu, ende shihet një rrezik ushtarak i caktuar-për shembull në këtë rast një bunker, i cili përbën rrezik dhe që nuk mund të shpërthehet ndryshe, veçse me këto armë të vogla strategjike."

Pjesa tjetër e planeve strategjike përfshin shpërndarjen e mëtejshme të armëve bërthamore. Vendet e vogla që zotërojnë armë bërthamore nuk mund të mposhtin SHBA, por ato mund të prishin ekuilibrin ushtarak. Profesor Schveigler është i mendimit, se tek edhe fuqitë e vogla atomike, ka efekt parimi i paralajmërimit, megjithëse ky nuk mund të vërtetohet. Sepse askush nuk e di nëse do të ishin armët bërthamore ato që do të ndalonin që Pakistani dhe India të mos i shpallnin luftë njëri tjetrit, apo që Izraeli të mos sulmohej nga një ofensivë e re arabe.