1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sukses i madh për EADS-në - Porosi miliardëshe nga Pentagoni

Heckmann, Anne Christine / Paris /SWR) 3 Mars 2008

Prodhuesi evropian i avionëve, Airbus, pas porosisë miliardëshe nga SHBA do të rrisë numrin e punëtorëve në prodhimi. Me porosinë mbi 40 miliardë dollarë nga SHBA Airbus-i arrin një sukses të madh dhe godet Boeing.

https://p.dw.com/p/DHaw
Fotografi: picture-alliance/ dpa
Koncerni evropian i aeronautikës dhe i mbrojtjes EADS (Kompania Evropiane e Aeronautikës dhe e Mbrojtjes) e frenoi rivalin kryesor të tij nga SHBA, Boeing. E kjo pikërisht në atdheun e Boeing Aurbusi mundi të fitojë pikë duke tërhequr për vete porosinë voluminoze, prej mbi 40 miliardë dollarësh. EADS me filialin e vet Airbus bashkë me partnerin nga SHBA Northrop Grumman ka marrë porosinë për 179 serbatorë dhe do të hapë një fabrikë të re prodhimi në SHBA.
Evropianët morrën pjesë në këtë tender në bashkëpunim me ndërmarrjen e SHBA Northrop Grumma, kjo pasi kushti i Pentagonit për tenderin ishte, që avionët Jets të prodhohen në SHBA. Në shtetin Alabama do të hapet nëj fabrikë e re e EADS-së, në të cilën do të montohen komponentët e veçantë të avionëve. Në këtë qendër prodhimi do të hapen rreth 2000 vende pune.
Aviaiconi ushtarak i SHBA do të modernizojë flotën e vet që ka pjesërisht në arsenalin e vet prodhime të viteve 60-të. Vendimi i Pentagonit për EADS-në jashtë vendit dhe kundër kompanisë amerikane Boeing ishte surprizues edhe për shefin e koncernit evropian Louis Gallois. „Ky është një sukses i jashtëzakonshëm në tregun amerikan. Bashkë me partnerin tonë Northrop Grumman ne ia arritëm këtij qëllimi. Ne jemi mjaft krenarë që në tregun e SHBA ia dolëm përballë Boeing-ut.“
Nga kjo porosi do të përfitojnë edhe fabrikat në Evropë. Në prodhim do të rritet numri i punonjësve, tha shefi i kompanisë EADS Louis Gallois. „Ndonëse këto avionë do të montohen në SHBA, në Albama, pjesët e tyre do të vijnë nga e gjithë Evropa. Maja e avionëve do të ndërtohet në Francë, bishti në Britaninë e Madhe, pra ka mjaft punë për evropianët. Ne do të hapim vende pune në të dyja anët e Atlantikut."
Brenda pesë vjetësh avionët Jets Airbus A330 të forcave të armatosura të SHBA do të mund të furnizohen me benzinë duke qenë në ajër. Porosia e dhënë tani parashikon 179 avionë të këtij tipi. Për dhjetë vjeçarin e ardhëshm aviacioni ushtarak i SHBA planifikon ta pajisë flotën e vet 500 avionë furnizues karburanti.