1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sukses me vreshta okologjike

Christiane Hoffmann5 Korrik 2008

Rini rrjedh madhështor nëpër Landin Rajnland Pfalc, mes pyjeve të Pfalcit, fabrikave industriale të Lydvigshafenit, luginës së Rinit të mesëm, të shpallur trashëgimi e kulturës botërore, dhe vreshtave të Rajnhesenit.

https://p.dw.com/p/ELl2

Prej nga Bergkuppe pamja është fantastike. Në veri në drejtim të Rinit dhe Hunsrykut (Hunsrück) dhe në perëndim në rrafshnaltën e Rinit të Hesenit, në drejtim të kryeqytetit të Landit Rajnland Pfalz (Rheinland-Pfalz) prodhohet një e treta e verës gjermane, për shkak të klimës së butë që ka kjo zonë.

Harmut Heintz
Harmut HeintzFotografi: Hartmut Heintz

Në malin e Langenlonshajmit /Langenlonsheim), një vend në të cilin njerëzit bëjnë verë prej qindra vitesh, ndodhet vreshtaria "Tek Cvëlberih" (Im Zwölberich). 21 hektarë vreshta i kultivon Hartmut Hajnc (Harmut Heintz) dhe familja e tij.

300 vjet traditë vreshtarie

Aktiviteti që filloi më 1711 vetëm për të nevojat e veta duke kultivuar drithra, shtuar mishin dhe prodhuar verë u zhvillua vetëm në një drejt, në prodhimin e verës. Si të rreshtuara në një zinxhir, hardhitë kacavirren në gjithsej një duzinë rreshta gardhesh. Rreshtat e hardhive ndodhen tre metra larg nga njëra tjetra, dy herë më larg se të fqinji ngjitur. Kështu bimët marrin më shumë dritë dhe ajër, dhe kështu mund të luftohet më mirë shëprndarja e mykut, tregon Hartmut Hajnc.

Sukses me vreshta okologjike - Im Zwölberich
Sukses me vreshta okologjike - Im ZwölberichFotografi: Hartmut Heintz

Kultivim me metodën dinamike biologjike

Hajnc nuk përdor kimikate për mbrojtjen e vreshtave. Ai e prodhon verën e tij sa më natyrore që të jetë e mundur. "Qëllimi ynë ka qenë gjithnjë që të përmirësojmë fuqinë mbajtëse të sipërfaqeve të mbjella në mënyrë natyrore. Ekzistojnë mundësi të tjera, për ta bërë tokën sa më të gjallë dhe për të përmirësuar shijen autonetike të verës."

Prandaj Hajnc, për tu kujdesur për vreshtat përdor një metodë biologjiko-dinamike, një përzierje bimësh dhe mineralesh, që ai e bën vetë duke e vëzhguar me saktësi.

Sukses me vreshta okologjike
Sukses me vreshta okologjikeFotografi: Hartmut Heintz

Ndezja e vreshtës

Ati i tij ka pas filluar me kultivimin okologjik të vreshtave, dhe në fshat ata shihen si të ishin një gjë e rrallë për shkak të traditës njëqindvjeçare që kanë. "Kur dikush bën diçka tjetër nga zakoni atëherë fqinjët nuk e kuptojnë dhe fillojnë armiqësitë. Kështu im atë filloi me shartimin e rrushit dhe një herë i vuri zjarrin kodrës me vreshta."

Sot kjo është një praktikë e zakonshme, thotë Hajnc. Madje e dëshiruar, sepse me rritjen e kërkesës për prodhime bioogjike biznesi ka ecur mirë. Aktualisht Hajnc furnizon në gjithë botën 8000 klientë privatë, vera e tij gjendet në shumë dyqane me prodhime biologjike në Gjermani. Një seri e tij ka marrë çmim.

Vreshtari ekologjike në Rheinland-Pfalz.
Vreshtari ekologjike në Rheinland-Pfalz.Fotografi: Hartmut Heintz

Ndryshime strukturore në bujqësi

Ai mendon se çfarë të bëjë në të ardhmen. Sepse bujqësia, dhe bashkë me të edhe kultivimi i rrushit ndodhen në fazë ndryshimesh strukturore. Në Hesenin e Rinit ndërmarrjet e vogla janë bashkuar në sipërmarrje të mëdha." Në shumë familje vreshtarësh e ardhmja nuk është e sigurt sepse të rinjtë tërhiqen më shumë nga qyteti se sa nga jeta në fshat."

Hartmut Hajnc shpreson që i biri i tij 22 vjeçar ose e bija 20 vjeçare të marrin një ditë përsipër vazhdimin e biznesit. Por edhe ai mendon për përdorimin e metodave të tjera në drejtimin e sipërmarrjes: "Kështu për shembull një vreshtar mund t`i japë mundësinë dikujt që jeton në qytet, që të merret me prodhimin e këtushëm ."