1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulme të tjera pas masakrës në Bagdad

Björn Blaschke24 Nëntor 2006

Kryeministri Al-Maliki për thirrje për maturi

https://p.dw.com/p/ArK2
Al Maliki
Al MalikiFotografi: AP

Vetem një ditë pas masakrës në një pjesë shiite të qytetit të Bagdadit Iraku është tronditur nga sulme të tjera. Në Irakun e veriut sot dy atentatorë vetëvrasës morën me vete në vdekje më shumë se 20 vetë. Sulmi i dyfishtë u krye në qytetin Tal Afar, bëri të ditur zëdhënësi i policisë. Një ditë pas sulmeve shkatërrimtare në Bagdad numri i viktimave atje llogaritet në më shumë se 200. Nga të 260 të plagosurit disa prej tyre janë ende në rrezik jete. Megjithë ndalimqarkullimin deri tani pa afat, i cili është vendosur që të enjten në të gjithë Bagdadin, në Sadr City pati falje për të vrarët.

Pjesëmarrja në lutjen e së premtes ka qenë rrallë herë kaq e madhe. Paradite u nis një funeral për në drejtim të jugut, në Naxhaf. Në këtë qytet është varrosur dikur Aliu, të cilin shiitët e konsiderojnë si pasardhësin legjitim të profetit Muhamed. Dhe prandaj për shiitet është një nder i madh, që të gjejnë qetësinë e fundit në afërsi të tij.
Autoritetet e Basrës deklaruan se do të mbyllin aeroportin dhe portin e qytetit në shenjë proteste kunder masakrës në Sadr City. Një hap i rëndë, meqenëse Basra konsiderohet si qendër tregtare për Irakun.

Posti i guvernatorit dhe shumë poste të rëndësishme në provincë janë të mbuluar nga përkrahës së Muktada al-Sadrit, të cilin e ndjekin shumica e njerëzve në këtë pjesë të qytetit, që u sulmua këtë të premte në Bagdad. Por Sadr-City nuk ishte i vetmi që u sulmua. Në të njëjtën kohë persona të panjohur sulmuan ministrinë e shëndetesisë me granata, raketa dhe automatikë. Edhe ky institucion kontrollohet nga njerezit e al-Sadrit. Megjithëse al Sadr vetë nuk është as në qeveri dhe as në parlament, ai konsiderohet si njëri me influencë absolute. Përfaqësuesit e tij e kanë bërë kryeministrin Nuri al Maliki shef të kabinetit. Maliki bëri tani thirrje për maturi.

"Pas ketij krimi të tmerrshem e porosis secilin të ruajë qetesinë. Ata që i kanë kryer këto sulme kunder të pafajshmëve të Sadr City, nuk duhet të përfitojnë nga krimet e tyre."

Maliki është siç duket i mendimit, se sulmet e së enjtes mund të provokojnë dhunë. Nga dhuna kanë frikë të gjithë momentalisht në Irak. Prej kohësh solidariteti i grupeve dhe partive politike nuk ka qenë kaq unanim. Presidenti Xhalal Talabani, kurd, doli të enjten në mbrëmje para shtypit për të dhënë një deklaratë së bashku me përfaqësuesit e tij një arab shiit dhe një sunit: "Unë jam për qetesimin e situatës, Për një qetesim të shpirtrave. Mendoj, se dhunës nuk mund t´i kundërpërgjigjesh me dhunë."

Ky apel për paqe duhet të vlejë për të gjitha palët në Irak, këtë e thonë shumë në këtë vend. Njerëzit e al-Sadrit prej të cilëve janë shumica e viktimave të sulmeve të fundit, kanë rënë në sy më parë edhe si doras. Milicët e al Sadrit konsiderohen si shumë brutalë. Si amerikanët ashtu edhe grupet e ndryshme irakiane i akuzojnë se urdherojnë vazhdimisht vrasje dhe rrëmbime.