1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmet në Kundus dhe komisioni hetimor

17 Dhjetor 2009

Tre muaj pas sulmit ajror kundër dy autocisternave dhe njerëzve në Afganistan, është bërë konstituimi i komisionit hetimor në Parlament për shqyrtimin e bombardimeve vdekjeprurëse në afërsi të Kundusit në shtator.

https://p.dw.com/p/L64T
Fotografi: picture-alliance/dpa

Komisioni do të përpiqet të sqarojë një numër çështjesh të hapura lidhur me sulmin ajror të 4 shtatorit, gjatë të cilit u vranë rreth 142 vetë. Ai duhet të sqarojë edhe nëse ministrit të ri gjerman të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg nuk i janë dorëzuar me kohë dokumente të rëndësishme mbi sulmin.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung' shkruan:

"(...) kush jep shkas për kritika nuk do të kursehet edhe nëse ai është njeri i përsosur. Pas 100 ditë të qeta si sekretar i përgjithshëm i Unionit Kristiansocial (CSU) dhe gati nëntë muaj në krye të Ministrisë së Ekonomisë, megjithë faktin që falë tij Opeli duhet të duket tani si një sanatorium, prapëseprapë Guttenbergu ndodhet në shënjestër të kritikave. Inspektimi i përgjitshëm i komisionit hetimor do të tregojë se çfarë mund të bëjë dhe sa mund të qëndrojë Guttenbergu që bëri karrierë të shpejtë e të sukseshme në politikën gjermane."

Për të njëjtën temë nga 'Stuttgarter Zeitung' shkëpusim:

"Nga njëra anë bëhet e qartë rruga më vete e udhëheqjes së Bundesvehrit e cila mundi të shkëputet nga kontrolli me vite i politikës. Nga ana tjetër menaxhimi i krizës nga Gutenbergu me kthimet e tij mbrapa dhe kontradiktat paraqitet si i papërshtatshëm. Njëherë për të bombardimi ka qenë i qëlluar në aspektin ushtarak pastaj nuk ka qenë. Dhe pastaj ai i vihet në mbrojtje komandantit Klein edhepse siç duket ai i ka penguar hetimet në vendin e ngjarjes. Ministria e tij u desh të pranojë që kancelarja është informuar me vonesë. Çfarë të rejash do të kuptojmë ende? Dyshimet sa vijnë e shtohen se Guttenberg e ka gjendjen nën kontroll."

Së fundi 'Wiesbadener Kurier' pohon:

"Bëhet fjalë për sinqeritetin e mandatit të deritanishëm për misionin e Bundesvehrit në Afganistan. Polemikat e tanishme prapa shpinës së ushtarëve për ligjshmërinë e sulmeve mund t'i atribuohen përfundimisht përrallzës qeveritare për 'misionin e fuqishëm paqësor' me të cilën mashtrohen qytetarët ndërkohë që ka kohë që po ziente një luftë e pistë. Ka ardhur koha ose të pranohen hapur pasojat ose të tërhiqemi nga Afganistani."

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi. Bahri Cani