1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Suu Kyi është liruar nga arresti i shtëpisë

13 Nëntor 2010

Politikania opozitare Suu Kyi është liruar nga arresti i shtëpisë në Birmani. Këtë e bëri të ditur një përfaqësues i qeverisë. Mijëra ithtarë ishin mbledhur afër shtëpisë së saj duke pritur lirimin.

https://p.dw.com/p/Q7qR
Lirohet nobelistja Aung Suu Ky
Lirohet nobelistja Aung Suu KyFotografi: AP

Disa qindra ithtarë të udhëheqëses së opozitës birmanieze Aung San Suu Kyi, ishin mbledhur të shtunën (13.11.) në mëngjes në afërsi të shtëpisë së saj për të ndjekur lirimin e mundshëm. Arrestit të shtëpisë të vendosur nga regjimi ushtarak, i mbaronte afati sot të shtunën, më 12 nëntor. Ajo çka thuhej si thashethem është konfirmuar tani, regjimi ushtarak ka nënshkruan dokumentin e lirimit të mbajtëses së çmimit nobel të paqes.

Junta reagoi për mbledhjen e ithtarëve të opozitës me rritjen e masave të sigurisë në Rangun. Në shumë qendra ishin dërguar që më parë kamionë të policisë së ndërhyrjes së shpejtë. Zyrtarisht, qeveria nuk ishte shprehur më parë për lirimin e Suu Kyis.

Figurë simbol për luftën kundër regjimit ushtarak


Në 21 vitet e fundit, 15 Aung San Suu Kyi i kaloi në burg ose në arrest shtëpie. Për shumë vetë, 65 vjeçarja është simbol i përpjekjeve për ta çliruar Birmaninë nga kontrolli i juntës, që mban regjimin prej dekadash. Në zgjedhjet e fundit në vitin 1990, partia e saj NLD morri shumë vota, por udhëheqja ushtarake nuk i njohu kurrë ato.

Mijëra ithtarë ishin mbledhur afër shtëpisë së saj duke pritur lirimin.
Mijëra ithtarë ishin mbledhur afër shtëpisë së saj duke pritur lirimin.Fotografi: AP

Të dielën e kaluar në Birmani u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Partia e afërt me juntën ushtarake, "Partia për solidaritet dhe zhvillim"(USDP) deklaroi fitoren e zgjedhjeve. USDP kanë marrë shumicën e vendeve në të dy dhomat e parlamentit, njoftuan ditën e enjte mediat shtetërore.

Për shkak të arrestit të shtëpisë, Suu Kyi nuk mund të merrte pjesë në zgjedhje. NLD kishte kërkuar në kuadër të zgjedhjeve bojkotimin e tyre, kështu që junta e shpërbëri atë. Suu Kyi, dëshiron të ndihmojë NLD, që të ndjekë akuzat për mashtrime në zgjedhje, tha avokati i saj, Nyan Win. "Ne kemi krijuar një organizëm, që mbledh të gjitha njoftimet për parregullsi, që vijnë nga zona të veçanta zgjedhore. Ne duam të shohim nëse është e vërtetë ajo që njoftohet."

Faktikisht, arresti i Suu Kyis duhet të përfundonte në maj të vitit 2009. Por meqenëse ajo kishte duruar të qëndronte dy ditë në kopshtin e saj një qytetar amerikan, që thoshte se ishte dërguar nga Zoti, mori edhe 18 muaj të tjerë arrest shtëpie. Heroina e lirisë, e quajtur "Zonja" nga bashkatdhetarët e saj, i tregoi gjoksin juntës ushtarake. "I vetmi burg është frika", ka thënë ajo një herë. "Dhe liria e vetme, çlirimi prej frikës."

Autorin: Annamaria Sigrist/ Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani