1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të burgosurit e Guantanamos dhe gjykatat civile

6 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CXjX

Gjykata më e lartë amerikane për herë të tretë është marrë me burgun e Guantanamos në Kubë. Në një proces gojor u bë fjalë nëse të burgosurit e Guantanamos kanë të drejtë që sipas kushtetutës amerikane të shqyrëtojnë shkaqet e burgimit edhe para gjykatave civile. Qeveria në Uashington është e mendimit se kjo e drejtë nuk ekziston, ndër tjerash edhe me shpjegimin se të burgosurit nuk janë shtetas amerikanë dhe nuk kanë qenë në territorin e këtij vendi. Qeveria pohon se internimi është legal në luftën kundër terrorizmit. Në Guantanamo ende gjenden rreth 300 të burgosur të cilët dyshohen për terrorizëm. Shumë prej tyre në këtë burg janë për vite të tëra. Ndërkohë që kundër gjysmës ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë. Vendimi i gjykatës më të lartë të shtetit pritet në verë.