1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040310 Niederlande Kommunalwahlen

5 Mars 2010

Politikani i djathtë kritik ndaj fesë islame Gert Wilders në zgjedhjet lokale në Holandë fitoi bindshëm. Partia e tij konkuroi në Almere dhe Hagë. Në Almere ajo doli partia më e fortë, ndërsa në Hagë zuri vendin e dytë.

https://p.dw.com/p/ML9S
Geert Wilders në një takim me ithtarët e tij në Almere 3 mars 2010.Fotografi: dpa

Votimet për zgjedhjet lokale konsiderohen si një test për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor, që rezultuan të domosdoshme pas dështimit të koalicionit qeverisës.

Tani në Almere, një qytet fare afër Amstedamit, orientimi poliitk po kthehet djathtas. Geert Wilders, politikani që ruhet nga më shumë bodyguard-ë se kushdo tjetër në Hollandë, dhe Partia e tij e Lirisë zunë vendin e parë në zgjedhjet lokale.

Populistët e djathtë në Almere arritën të zhvendosin socialdemokratët nga vendi i parë dhe kjo u prit me entuziazëm.

Niederlande Wahlen Kommunalwahlen Almere
Votimet në AlmereFotografi: picture-alliance/dpa

"Ne na përqeshën, kur para dy vjetësh vendosëm që të kandidojmë në këto dy qytete të bukura, por tani jemi partia më e fortë."

Këto rezultate nga Haga dhe Almereja, sipas Wilder-it, shumë shpejt partia do t`i përjetojë kudo.

Niederlande Wahlen Kommunalwahlen Geert Wilders Den Haag
Wilders duke votuar në HagëFotografi: picture-alliance/dpa

Ky është një sinjal i qartë për zgjedhjet parlamentare në qershor. Mbretëresha Beatrix shpalli zgjedhjet e parakohshme pas dështimit të koalicionit qeverisës me bazë të gjerë. Ja si shprehet një nga zgjedhësit e Partisë së Lirisë në Almere:

"Kjo do të ndikojë në zgjedhjet e qershorit. Edhe në to ju do të dilni më të fortët."

Partia e Lirisë kandidoi vetëm në Hagë dhe në Almere dhe kalkulimi i bërë i doli me sukses. Populistët e djathtë tani janë fitues entuziastë dhe partitë e tjera të mëdha, të cilat kanë zgjedhës në të 394 komunat kanë rezultate më të dobëta. Duke përjashtuar kështu Demokratët 66 dhe Ekologjistët / Të Majtët, të cilët kanë fituar po ashtu. Më rëndë është prekur Partia Socialdemokrate e Wouter Bos, e cila bëri që të dështojë koalicioni qeverisës në Hagë. Kryesisht në komunat më të vogla partitë, që dolën nga koalicioni qeveritar, pësuan humbje në kuotat dyshifrore. Megjithatë Wouter Bos deklaroi pas votimit:

Niederlande Regierung tritt zurück Wouter Bos Pressekonferenz
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Wouter BosFotografi: AP

"Të dashur miq, e them për ata, që nuk e dinë dhe nuk duan ta besojnë, se ne jemi sërish këtu!"

Këtë optimizëm socialdemokrati e bazon në faktin që partia e tij pavarësisht humbjeve të mëdha përbën focën më të madhe në parlamentet e disa qyteteve. Edhe kristiandemokratët u ndëshkuan nga kriza qeveritare duke humbur disa zgjedhës, megjithëse humbjet nuk ishin shumë të mëdha. Kështu kryeministri i qeverisë së përkohshme Jan Peter Balkenende u mundua që të përhapë optimizëm tek fituesit e këtyre zgjedhjeve.

"Në një mbrëmje si kjo duhen përuruar në fillim ata, që kanë fituar dhe këtë po bëj. Po uroj socialdemokratët, ekologjistët / të Majtët dhe partinë e Lirisë."

Duke patur parasysh zgjedhjet e ardhshme burrështetasi Balkenende në kërkim të partnerëve të ardhshëm të koalicionit ka nisur t`i afrohet dalëngadalë Partisë së Lirisë. Sidoqoftë fituesit e këtyre zgjedhjeve lokale do të mund t`i ndihmojnë pak atyre. Partitë e vogla lokale kanë rritur dukshëm numrin e elektoratit e tyre në disa rajone, duke lënë pas vetes partitë e etabluara. Të gjitha rezultatet janë ende paraprake dhe do të kenë vlerë zyrtare, pasi Mbretëresha Beatrix të miratojë propozimet për kryebashkiakët përkatës.

Autor: Jürgen Kleikamp

Redaktoi:Angjelina Verbica