1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të drejtat e njeriut nuk janë çështje protokolli

Angjelina Verbica17 Maj 2008

Takimi i ministres gjermane të zhvillimit Heidemarie Wiezorek-Zeul me Dalai Lamën ka shkaktuar pakënaqësi në qeverinë e Berlinit.

https://p.dw.com/p/E1gp
Dalai Lama, pritet nga Presidenti i Parlamentit gjerman Norbert Lammert, 15 maj 2008
Dalai Lama, pritet nga Presidenti i Parlamentit gjerman Norbert Lammert, 15 maj 2008Fotografi: AP

Ministri jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier sipas zëdhënësit të tij nuk është informuar zyrtarisht për planet.

Berliner Kurier :

Veç mos trokit në derën time. Pak a shumë kështu sillen disa politikanë në rastin e Dalai Lamës. Shenjtëria e tij është këtu për vizitë private. Duhet thënë se kjo nuk detyron asnjë politikan ta ftojë për çaj. Por një gjest i tillë do të kishte një forcë të madhe politike. Ai do t´u tregonte tibetianëve dhe kinezëve, shikoni, Gjermania mbështet tibetianët në luftën e tyre për më shumë autonomi, më shumë dinjitet njerëzor, dhe humanizëm. Të drejtat e njeriut nuk janë çështje protokolli, ata kanë vlerë të njëjtë kudo. Prandaj është gjest qyqar të injorosh Dalai Lamën.

Nürnberger Nachrichten :

Steinmeier, i cili në vjeshtë e ka shkrirë me mundim ngrirjen e e krijuar në marrëdhëniet me Kinën pas pritjes së Dalai Lamës nga Merkeli, e di se sa të dëmshme mund të jenë gjestet skenike provinciale në politikën botërore. Për këtë shkak ministria e jashtme dhe zyra kancelarore e kanë këshilluar presidentin Këhler të mos e presë mikun për të mos e ngacmuar më kot Kinën. Dhe marrëdhëniet e sapopërmirësuara i bënë të mundur ministrit të jashtëm gjerman në atë kohë, që të ndërhyjë për një dialog me përfaqësuesit e Dalai Lamës, që për kënaqësi të tibetianëve edhe nisi.

Aachener Nachrichten:

Sidoqë të mendosh për Dalai Lamën, një pozicion duhet të mbash. Kjo duhet thënë në rastin e qeverisë gjermane. Por manovrimi i turpshëm i trupës së Merkelit tregon, se në Berlin nuk ka as pozicion dhe as linjë të përbashkët, por vetëm kaos. E organizuar nga kancelarja apo jo, planifikimi i takimit të ministres së zhvillimit Heidemarie Wiezorek-Zeul me Dalai Lamën flet për erozionin në rritje brenda koalicionit të madh. Përpjekja e zëdhënësit të qeverisë Thomas Steg, dje për ta shpjeguar çështjen zbuloi pa dashje se kancelarja në këtë drejtim nuk ka ndërmarrë asgjë. Programi i vizitës së Dalai Lamës nuk ka qenë asnjëherë temë në kabinet. Pikërisht këtu është edhe problemi.