1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të gjithë do të adaptohen me realitetin e ri në Kosovë

Intervistën e zhvilloi Sonila Harasani 17 Qershor 2008

Në këtë intervistë për Radion Deutsche Welle, kryeminstri i Kosovës THashim Thaçi flet për ndarjen e kompetencave midis autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë. Ai beson se edhe serbët do të adaptohen një ditë.

https://p.dw.com/p/ELsW
Hashim Thaçi
Hashim ThaçiFotografi: AP Photo/Visar Kryeziu

Deutsche Welle: Si e perceptuat ndryshimin e ri dhe kushtetuten e re në Kosovë? Çfarë ka ndryshuar aktualisht?

Hashimt Thaçi: Në Kosovë ka ndryshuar shumëçka. Për herë të parë në historinë politike të Kosovës hyn në fuqi kushtetuta e vullnetit të popullit, kushtetuta e Republikës së Kosovës. Tani institucionet e vendit do të ushtrojnë autoritëtin e vet në përpuethshmëri me këtë kushtetutë, me mbështjetjen dhe këshillat ndërkombëtare në tëre territorin e Republikës së Kosovës.

Deutsche Welle: Ndarja e kompetencave, ky është problemi më i madh që ka bashkësia ndërkombëtare. UNMIK do të qëndrojë në Mitrovicë, EULEX do të qëndrojë në pjesën tjetër të Kosovës. Si do të funksionojë kjo?

Hashim Thaçi: Kushtetuta e re e Kosovës përcakton Kosovën shtet i pavarur, demokratik, shoqëri multietnike, vend unik dhe i pandashëm. Në Kosovë do të funksionojnë institucionet legjitime dhe ato civile ndërkombëtare në tërë terrirorin e Kosovës dhe nuk do të ketë dallime mes prezencës civile ndërkombëtare. Të gjithë jemi pajtuar për rikonfigurim.

Deutsche Welle: Si do të veproni ju si kryeministër në rast se serbët nuk e pranojnë misionin e EULEX-it, sidomos në Mitrovicë?

Hashim Thaçi: Qytetarët serbë kanë përfaqësuesit e tyre në parlamentin e Kosovës dhe në qeverinë që udhëheq unë. Ndihem mirë që punoj me ta, për interesin e tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gradualisht të gjithë do të adaptohen me realitetin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Deutsche Welle: Pra ju jeni pozitiv se serbët do ta pranojnë dikur faktin se EULEX-i është aty?

Hashim Thaçi: Kosova është vend demokratik, vend i mundësive të barabarta, me respektimin e të drejtave të minoritareve, është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.

Deutsche Welle: Kur keni ndër mend të vendosni kontakte diplomatike me Serbinë?

Hashim Thaçi: Ne do të ndërtojmë raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinjë. Tashmë kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me Maqedonine dhe Shqipërinë, por edhe me Malin e Zi. Së shpejti presim njohjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia dhe do të ndërtojmë raporte të mira si dy shtete të pavarura dhe me Serbinë.

Deutsche Welle: Si janë kontaktet me qeverinë e Beogradit? A zhvillohen biseda, dialogje, këmbehen ide?

Hashim Thaçi: Gjithshka që është në përpuethshmëri me interesat e të dy vendeve dhe popujve tanë me biseda të pavarura, për bashkëpunimin rajonal por edhe për lançimin e vlerave euroatlantike në tërë rajonin tonë.

Deutsche Welle: I kthehemi edhe një herë Mitrovicës, shumë shkurt. Çfarë do të ndodhe nëse serbët thonë UNMIK-u do të na mbrojë dhe ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Si do të veprojë shteti i ri kosovar?

Hashim Thaçi: Autoriteti i ri ndërkombëtar ka mandatin e plotë ndërkombëtar. Instituvionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë dhe do të shtrijnë autoritetin në tërë territorin e Kosovës.