1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të mësosh gjermanishten duke luajtur në teatër

Tatjana Mautner4 Korrik 2006

Festivali i 6-të teatral ndërkombëtar i Osijekut po fiton përmasa evropiane

https://p.dw.com/p/AqpL
Fotografi: AP
Për të gjashtën herë këtë fundjavë u zhvillua në Osijek të Kroacisë festivali teatror ndërkombëtar. Në këtë kuadër bashkësia etnike gjermane - përfaqësia e shvabëve të Danubit në Kroaci ka grumbulluar ansamble teatrale që prezantojnë shfaqje në gjuhën gjermane. Grupet teatrale vijnë nga Hungaria, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Anëtarët e tyre, pa përjashtim të rinj, treguan se çfarë kanë mësuar - dhe të gjitha këto në gjermanisht. Mund të tingëllojë hungarisht, por duke dëgjuar me vëmendje dallon që është gjermanisht: Ky grup teatror është nga Budapesti. Të rinjtë ndjekin atje gjimnazin gjerman të nacionaliteteve. Ata janë pjesë e dhjetë grupeve teatrore që morën pjesë në festivalin e gjashtë teatror në gjuhën gjermane në Osijek. Nuk është rastësi që ky qytet shfaq pjesë teatrore gjermane: Osijeku ka pasur në të kaluarën karakter gjerman, të dëgjoje gjermanisht në skenë nuk ishte diçka e rrallë. Pas Luftës II Botërore gjuha gjermane nuk u ndalua, por nuk ishte e këshillueshme të flisje gjermanisht, tregon Vladimir Ham, drejtues i bashkësisë etnike gjermane - përfaqësia e shvabëve të Danubit në Osijek të Kroacisë: "Pakica gjermane në Kroaci e ka harruar gjermanishten. Bashkësia etnike gjermane i ka vënë vetes detyrën të rizgjojë gjuhën gjermane", thotë Ham: "Në kuptimin që së pari në Osijek dëgjon përsëri gjermanisht në skenë. Së dyti, që fëmijët kanë alternativën për të mësuar gjuhën gjermane. Jo vetëm në shkollë, në banka me anë të librave mësimorë, por në një mënyrë vërtet alternative dhe interesante. Sepse të mësosh gjermanisht përmes teatrit është vërtet e veçantë." Gjatë viteve festivali i Osijekut është zhvilluar, shpjegon Ham me krenari: "Në fillim ishin kryesisht grupet e Osijekut, rrallë grupe vizitore. Tani ai është shumë më i gjerë, ka fituar përmasë evropiane dhe besoj se në të ardhmen çdo festival do të jetë edhe më i madh. Siç tregon përvoja e këtyre gjashtë viteve: edhe cilvsia rritet çdo vit." Isolde Cobet ishte që nga fillimi një nga organizatoret. Ajo është nga qyteti rumun Timishoara, ku ka një teatër shtetëror gjerman. Atje ajo organizon workshope: "Besoj se qëllimi i veprimtarisë është vënia në skenë, të flasësh gjermanisht, të mendosh gjermanisht dhe këtu janë mungesat më të mëdha. Edhe në Rumani ku kemi një gjimnaz në gjuhën amtare." Problemi në Rumani është që thuajse 95 për qind e gjermanëve kanë mërguar, thotë Isolde Cobet: "Në shkollë bëhet gjithçka në gjermanisht, por privatisht me njëri-tjetrin fëmijët flasin rumanisht. Ajo që u mungon është të menduarit gjermanisht: "Festivali teatror në gjuhën gjermane në Osijek mbështetet prej Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, fondacionit kulturor të shvabëve të Danubit me qendër në landin e Baden Württembergut, prej këshillit për pakicat të Republikës së Kroacisë dhe prej ambasadës gjermane në Zagreb. Edhe sivjet u lidhën miqësi të reja midis të rinjve nga vende të ndryshme. Ura e komunikimit mes tyre ishte gjermanishtja.