1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të mbetesh këtu- Aksion kundër dëbimit

Aida Cama19 Janar 2006

"Këshilli i refugjatëve" organizon në Berlin një manifestim kundër dëbimit të emigrantëve dhe refugjatëve që qëndrojnë në Gjermani me status duldung. 60 mijë prej tyre janë nga Kosova.

https://p.dw.com/p/Ar1Y
Të gjithë njerëzit janë legalë në këtë botë
Të gjithë njerëzit janë legalë në këtë botëFotografi: AP

Bundestagu gjerman diskuton sot (e enjte 19 janar) një projektligj të propozuar nga Fraksioni ekologjist, i cili parashikon liberalizimin e të drejtës së qëndrimit të emigrantëve dhe refugjatëve në Gjermani. Për këtë arsye, dita e sotme u zgjodh edhe nga shoqata "Këshilli i refugjatëve" i cili organizoi në Berlin një manifestim kundër dëbimit të azilkërkuesve dhe refugjatëve që qëndrojnë në Gjermani me status duldung.

Manifestimi u zhvillua fillimisht para selisë së partisë socialdemokrate për të vazhduar para selisë së partisë kristiandemokrate, dy partitë që mbajnë aktualisht pushtetin në vend.

"Të mbetemi" këtu thërrasin qindra pjesëmarrësit në manifestim, aktivistë dhe emigrantë që preken nga ligjet e dëbimit. Ata vijnë kryesisht nga nga Kosova, Bosnja, Sanxhaku, Afrika perëndimore, Angola, Turqia dhe kanë të njëjtin fat: jetojnë prej vitesh në Gjermani me statusin "Duldung". Në gjithë Gjermaninë qëndrojnë rreth 200 mijë njerëz me këtë status.

Se üfarë do të thotë të jetosh me statusin "Duldung" e tregojnë këta tre burra nga Kosova:

"Unë jam që prej 13 vjetësh në Berlin, ku jetoj me statusin duldung, nuk kemi asnjë të drejtë, as për shkollim të fëmijëve. Rrimë në shtëpi dhe marrim ndihmat, na paguajne pagesën, për ushqim marrim 240 euro për person, e kam bërë kërkesën që tre herë por nuk më kanë dhënë leje pune", thotë njëri prej tyre. Kurse tjetri thotë se: "Ne vijmë nga qyteti i Mitrovicës, pjesa veriore. [...] I falenderojme shtetit gjerman për ndihmën që na ka dhënë".

"Me dëshirë kemi dalë për të protestuar, që të integrojmë këtu të gjithë ata azilantë në Gjermani, me duldung me një fjalë. Fëmijët tanë nuk kanë të drejta, as të drejtë për të bërë abitur ose shkollim profesional. Unë e kam një djalë 21 vjeüar, i cili më rri në shtëpi".

Për ti dhënë shpresë këtyre fateve të njerëzve lufton Këshilli i Refugjatëve. Siegried Pöppel, Kryetar i Këshillit mendon se është e rëndësishme që të rritet sensibilizimi dhe solidariteti.