1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

281009 Karadzic Plavsic Reaktionen

29 Tetor 2009

Dy ngjarje të fundit ngjallën reagime të ashpra të viktimave të luftës në Bosnjë- Hercegovinë: lojërat e këqia të Karaxhicit, i cili as ditën e dytë të procesit nuk u shfaq në sallën e gjyqit dhe lirimi i Plavshiçit.

https://p.dw.com/p/KIfC
Ish-presidenti i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe paradhësja e tij Biljana Plavshiç
Ish-presidenti i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe paradhësja e tij Biljana PlavshiçFotografi: DW

Kada Hotic ka humbur në Srebrenicë të shoqin dhe djalin atëherë 29 vjeç si dhe dy vëllezër. Ata i vranë në korrik 1995 së bashku me rreth 8.300 djem dhe burra boshnjakë myslimanë ushtarët dhe trupat paraushtarake të serbëve të Bosnjës. Që udhëheqësi absolut i atëhershëm i serbëve të Bosnjës dhe komanduesi i këtyre trupave ka mundësi të luajë tani lojërat e tij taktike me Tribunalin e Hagës, për shumë boshnjake kjo nuk është gjë tjetër veçse një tallje tjetër e viktimave: "Edhe po të kishte qenë i sëmurë, duhet ta kishin sjellë në barrelë në sallën e gjyqit, për atë që ka bërë. Është e padëgjuar që Karaxhiçi ka mundësi ta ndikojë tani në këtë mënyrë gjyqin."

Të afërmit e viktimave nuk janë të vetmit në Bosnjë-Hercegovinë, të cilët e konsiderojnë mënyrën e veprimit të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë të gabuar dhe me shumë lëshime. Eksperti boshnjak për të drejtën ndërkombëtare, Sakib Softic beson se ka zbuluar disa gabime në përgatitjet për procesin e Karaxhiçit. Sepse Tribunali i Hagës i ka përcaktuar vetë rregullat dhe janë ato që mundësojnë zvarritjen e vërejtur të procesit, thotë Sakib Softic: "Në mbrojtjen e tij, Karaxhiçi do të shfrytëzojë të gjithë hapësirën e tij të lirë juridike, që i ofron Tribunali i Hagës. Kam përshtypjen se Tribunali është përgatitur keq dhe se nuk dinë me të vërtetë si të vazhdojnë."

Radovan Karaxhiçi duhet të ketë të drejtën për një proces gjyqësor korrekt dhe sipas rregullave të shtetit juridik, mendojnë vëzhgues të procesit në Bosnjë- Hercegovinë. Por shumë druhen se njësoj si Slobodan Miloshevici para tij, Karaxhici mund të shfrytëzojë dobësitë e drejtësisë ndërkombëtare për ta zvarritur procesin e tij, dhe para së gjithash për të luajtur herë pas here me dinjitetin e viktimave të luftës. Për këtë nuk kanë mirëkuptim nënat e Srebrenicës ose gratë e përdhunuara boshnjake. Shumë prej tyre vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e bijve dhe të bashkëshortëve të tyre dhe shpresojnë çdo herë për ndonjë telefonatë çliruese, kur hapen varre të reja masive.

Biljana Plavshiç, mbërritja në Beograd pas lirimit të parakohshëm
Biljana Plavshiç, mbërritja në Beograd pas lirimit të parakohshëmFotografi: AP

Edhe pamjet televizive të Biljana Plavshiçit janë për këto gra një shuplakë në fytyrë. Duke buzëqeshur e kënaqur me peliçen e saj pritet nacionalistja e flaktë dhe kriminelja e dënuar e luftës në Beograd, futet në banesën e saj të madhe dhe do të shkruajë në të ardhmen një libër. Që në burgun suedez ajo i ka tërhequr deklaratat e saj të pendimit, duke i quajtur nevoja taktike. Të dyja rastet e shtojnë zhgënjimin gjithsesi ekzistues dhe zemërimin e myslimanëve në Bosnjë- Hercegovinë dhe minojnë besimin e tyre te bashkësia ndërkombëtare.

Qytetarët e Sarajevës e mbajnë mend mirë terrorin e rrethuesve boshnjako-serbë të Beogradit dhe janë të zhgënjyer që Biljana Plavshiçin e liruan para kohe, pas një dënimi, për mendimin e tyre gjithsesi të butë.

Autor: Saimir Huseinovic / Auron Dodi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora