1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të paktën 25 të vdekur nga të shtënat gjatë trazirave në Kiev

(dw) dpa/reuter19 Shkurt 2014

Ashpërsohet protesta në Ukrainë - Shumë njerëz gjejnë vdekjen pas trazirave të dhunshme dhe të shtënave gjatë protestës. Demonstruesit mësynë në selinë e partisë së presidentit Viktor Janukoviç.

https://p.dw.com/p/1BB9u
Kiew Proteste Parlament 18.02.2014
Fotografi: Reuters

Sipas të dhëve të Ministrisë së Brëndshme në Kiev, nga trazirat e dhunshme në kryeqytetin ukrainas mes forcave të policisë dhe mijëra demonstruesve kanë vdekur të paktën 25 njerëz, ndër to nëntë policë. Gjithashtu sipas të dhënave të mjekëve janë plagosur të paktën 250 demonstrues. Nga kampi qeveritar thuhet, se në konfrontimet e ashpra gjatë demonstratës janë plagosur dhjetëra antarë të forcave të rendit. Sipas këtyre të dhënave, kundërshtarët e qeverisë kanë qëlluar ndaj pesë nëpunësve.

Një grup prej disa qindra demonstruesish mësynë në selinë e partisë së presidentit Viktor Janukoviç, siç kanë vëzhguar korrespondentët. Opozitarët fillimisht e sulmuan godinën me koktej-molotov dhe thyen xhamat e dritareve duke gjuajtur me gurë. Me sopata ata mundën të futen në një garazh në oborrin e brendshëm të selisë së partisë.

Pak më parë trazira pati edhe para parlamentit. Atje demonstruesit sulmuan me gurë nëpunësit dhe u vunë zjarrin automjeteve të policisë. Njësitë e emergjencës të policisë përdorën gazin lotësjellës dhe shkopinjtë e gomës kundër masës protestuese. Gjithsej rreth 20.000 vetë në përgjithësi paqësisht marshuan nga sheshi i pavarësisë “Meidan” në Kiev drejt parlamentit.

Kërkohet kufizimi i kompetencave të Janukoviçit

Demonstruiesit sërish kërkuan edhe më shumë ndryshime kushtetuese – kryesisht lidhur me kufizimin e kompetencave të Janukoviçit. Kreu i parlamentit Vladimir Rybak refuzoi që ta vendosë në rendin e ditë këtë nismë të opozitës.

Kiew Proteste 18.02.2014
Fotografi: Sergei Supinsky/AFP/Getty Images

Protesta pavarësisht amnistisë për demonstruesit

Të hënën (17.02.2014) hyri në fuqi ligji për amnisti ndaj më shumë se 260 demonstruesve të burgosur, të cilët janë arrestuar gjatë trazirave të përgjakshme në demonstrata në janar. Si kompensim ndaj kësaj demonstruesit duhej të lironin bashkinë e pushtuar të Kievit dhe godina të tjera qeveritare. Ndërkohë demonstruesit vazhdojnë të mbajnë të pushtuara sheshin qendror të pavarësisë si dhe disa godina të tjera publike.

Ukraina prej muajsh është paralizuar prej luftës për pushtet. Opozita proevropiane do të mbështetet tek ndihmat nga Gjermania dhe BE-ja. Partnerët evropianë janë të gatshëm ta mbështesin opozitën, deklaroi një ndër drejtuesit opozitarë Arseni Jazenjuk pas takimit të hënën (17.02.2014) në mbrëmje në Berlin me kancelaren Angela Merkel.