1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim i nivelit të lartë për integrimin

Nina Werkhäuser12 Korrik 2006

Vetëm show apo fillimi i një politike integruese gjithëpërfshirëse? Mendimet në lidhje me takimin e lartë për çështjet e integrimit që do të zhvillohet të premten në Berlin janë të ndryshme.

https://p.dw.com/p/Ar06
Xhami në Berlin
Xhami në Berlin

Qëllimi i qeverisë gjermane është ambicioz. Deri në fund të vitit duhet të jetë gati një plan kombëtar për integrimin. Deri tani deviza ishte, po të pyesje dy politikanë në lidhje me integrimin, do të merrje tri përgjigje, njërën më të zgjuar se tjetrën. Nga ana tjetër gjithandej mund të ndeshësh probleme, të cilat kanë të bëjnë me një politikë të munguar apo të gabuar integruese. Një prej këtyre problemeve janë të rinjtë me sfond emigracioni që flasin keq gjermanisht dhe nuk arrijnë të përfundojnë dot shkollën.

Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Hubertus Heil: "Ne kemi një situatë të tillë që emigrantët në përgjithësi kanë shance më të këqia për t'u shkolluar. Kjo lidhet me njohuritë e pamjaftueshme të gjermanishtes.18,1për qind e tyre nuk e përfundojnë shkollën, 41për qind përfundojnë vetëm shkollën 10-vjeçare. Po ashtu në radhët e emigrantëve ka mungesa të theksuara sa u përket mësimit të profesioneve. Ndërsa në radhët e të rinjve gjermanë kuota e atyre që ulen në bankat e arsimit profesional është, 61për qind në radhtë e emigrantëve kjo është vetëm 25 për qind."

Njohuritë e mira të gjermanishtes janë një faktor kyç për integrimin e sukseshëm të fëmijëve, por pikërisht në këtë sektor ka deficite. Për të zgjidhur këtë probleme është propozuar që fëmijëve t'u ofrohet kopshti gratis, në mënyrë që të mësojnë aty gjermanisht.

Në takim nuk do të diksutohet vetëm për çështjen e mësimit të gjermanishtes, por edhe për respektimin e të drejtave të gruas.