1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim mes miqsh - Ministri i jashtëm kinez viziton vendet afrikane

Ludger Schadomsky (DW Amharisch) 7 Janar 2008

Ministri i jashtëm i Kinës Jang Jiehi nisi të hënën (07.01) turin e vizitave në katër vende të Afrikës: në Afrikën e Jugut, në Republikën Demokratike të Kongos, në Burundi dhe në Egjipt.

https://p.dw.com/p/Cld3
China Town në Nigeri
China Town në NigeriFotografi: AP

Pas vizitës në Afrikë, që zhvilloi vitin e kaluar presidenti Hu Zhintao, turi i ministrit të jashtëm tani sinjalizon sërish interesin e Kinës ndaj lëndëve të para dhe rezervave me energji të Afrikës. Deri në vitin 2010 Kina do të jetë partneri tregtar më i rëndësishëm i Afrikës me një volum tregtie prej 100 miliardë dollarësh, madje qysh tani Kina zë vendin e tretë pas SHBA dhe Francës.

Presidenti kinez Hu Jintao, në Kamerun - 31 janar, 2007
Presidenti kinez Hu Jintao, në Kamerun - 31 janar, 2007Fotografi: AP


Qysh pas samitit Sino-Afrika në nëntor të vitit 2006 në Pekin ekonomia kineze e ka shtrirë intensivisht angazhimin e saj ekonomik dhe tregtar në kontinentin afrikan. Me 41 shtete Kina ka vendosur ndërkohë marrëveshje tregtare, që përmbajnë klauzola mjaft të favorshme. Madje të hënën gjatë vizitës në Afrikën e Jugut ministri i jashtëm Jang Jiehi negocioi edhe për një marrëveshje të tregtisë së lirë. Sot Kina importon një të tretën e nevojave të përgjithshme për naftë nga Afrika duke i mbushur arkat e valutës në Afrikë me më shumë se 13 miliardë dollarë. Prej kohësh ka nisur edhe gara e re për pasuritë nëntokësore të Afrikës. 120 vjet pas konferencës së Berlinit, që asokohe e ndau Afrikën nën fuqitë koloniale, sot nuk janë më protagonistë Britania e Madhe dhe Franca, por Kina dhe SHBA.

Sudaneze dhe në sfond flamuri kinez- 1 shkurt, 2007
Sudaneze dhe në sfond flamuri kinez- 1 shkurt, 2007Fotografi: AP


Angazhimi i Kinës në Afrikë sipas interesave të qeverive përkatëse shihet si i dobishëm ose si i dëmshëm. Sipas ekspertit për Afrikën Mathias Basedau ky vlerësim është në varësi të elitës politike të vendit përkatës: "Nëse mallkim apo bekim, kjo varet nga karakteri i regjimit. Një regjim, që ka në fokus të mirën e përgjithshme, më shumë përfiton prej Kinës. Ndërsa një tjetër regjim që nuk interesohet për të mirën e përgjithshme, ndonëse përfiton prej Kinës kjo bëhet në kurriz të popullsisë."


Fakti që Kina krahas vendit, që importon prej Afrikës është edhe një vend që jep atje ndihma për zhvillimin duke i garantuar këtyre vendeve kredi miliardëshe, ka bërë që të ngrihet zëri i kritikës nga vendet evropiane. Kërkohet që Kina të kushtëzojë ndihmat e zhvillimit me respektimin e të drejtavetë njeriut në vende si Angola, Sudani dhe Zimbabve.

Presidenti kinez Hu Jintao në Namibi, 5 shkurt, 2007
Presidenti kinez Hu Jintao në Namibi, 5 shkurt, 2007Fotografi: AP


Një tjetër problem që ngrenë kritikët është dampingu kinez, që nxjerr jashtë loje punëtorët afrikanë. Në Afrikën e Jugut si rrjedhojë e importeve nga Kina me tekstile kanë humbur 75.000 vende pune në sektorin afrikan të telsktileve. Edhe në sektorin e prodhimeve plastike në Tanzani e vetmja fabrikë ekzistuese OK PLast nën presionin e importeve masive nga Kina ka shkurtuar vendet e punës nga 3000 në 1000. Ndonëse politikanët në Afrikë duke reguar ndaj kritikave nga Perëndimi i vlerësojnë aktivitet ekonomike të partnerëve kinezë, së fundi presidenti Thabo Mbeki tërhoqi vëmendjen ndaj rezikut të kolonializimit prej Kinës.