1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama London

Barbara Wesel 26 Korrik 2008

Stacioni i fundit i vizitës së Obamës në Lindjen e Mesme dhe në Evropë ishte Londra. Ai u takua me kryeministrin Gordon Braun si dhe më parë me Toni Blairin të ngarkuarin e posaçëm të kuartetit për Lindjen e Mesme.

https://p.dw.com/p/EkQt
Senatori Barack Obama dhe kryeministri britanik Gordon Brown
Senatori Barack Obama dhe kryeministri britanik Gordon BrownFotografi: picture-alliance/dpa

Takimi mes Gordon Brown dhe Barack Obamës në Downing Street në Londër u zhvillua me dyer të mbyllura. Kameramanët ishin të pranishëm vetëm në momentin kur ata i dhanë duart njëri-tjetrit. Në mënyrë të ngjashme ishte zhvilluar edhe takimi i mëparshëm me Tony Blairin.

Popullor edhe pa publik

Edhe pse pa praninë e publikut Obama edhe në Britaninë e Madhe është po aq popullor sa edhe në Gjermani dhe Francë, madje shumë më tepër se kandidati republikan. Por kryeminstri Brown nuk donte që ta përdorte këtë si kapital politik dhe nga ana tjetër mqs. Obama nuk është zgjedhur ende ai s'mund të trajtohej më mirë apo ndryshe nga kundërshtari i tij republikani John McCain, i cili kishte qenë në Londër në pranverë.

Forcimi i bashkëpunimi transatlantik

Pas takimit Barak Obama doli i vetëm përpara shtypit. Rruga për në shtëpinë e kryeministrit ishte e bllokuar dhe përveç disa gazetarëve policia nuk lejonte të kalonte njeri. Për këtë edhe Obama theksoi anën zyrtare të vizitës, gjatë së cilës, sikurse u shpreh ai ishin diskutuar të gjitha temat ndërkombëtare. Obama shtoi se me zotin Brown kishin diskutuar “Si mund të forcohet bashkëpunimi transatlantik dhe si mund të zgjidhen problemet që një vend i vetëm nuk mund t'i përballojë: ndryshimi i klimës, çështjet e terrorizmit ndërkombëtar, vështirësitë e tregjeve financiare në një kohë që kapitali është bërë global.”


Ajo që Obama theksoi në mënyrë të veçantë edhe në Londër ishte se: “Ne, SHBA nuk jemi në gjëndje t'i bëjmë të gjitha vetë, ne kemi nevojë për partnerë të fortë dhe miq", kur është fjala për të ardhmen e Irakut apo gjendjen e vështirë në Afganistan, apo në vatra të tjera krizash.

Asnjë këshillë për kryeminstrin britanik

Pyetjes nëse kishte ndonjë këshillë të mirë për Gordon Brown, i cili pas humbjes rishtaz në raundin e dytë të zgjedhjeve është në momentin e numërimit në ringun politik Obama iu përgjigj: “Jo, nuk kam ndonjë këshillë të mirë, por mund t'ju them se dikush është më i mirëpritur në popull përpara se të ketë marrë vërtet në dorë drejtimin."

Në këtë pikë Obama thotë vërtet një fjalë me vend, sepse i njeh rreziqet e popullariteti të madh, edhe pse gjatë turneut në Evropë e luajti me virtuozitet këtë instrument.