1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Taksa për autostradat dhe rrugët nacionale në Slloveni

Goran Goic27 Maj 2008

Nga 1 korriku i këtij viti Sllovenia aplikon një taksë të re për autostradat dhe rrugët e saj nacionale. Por vendimi i qeverisë sllovene nuk është pritur mirë nga shtetasit kroatë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

https://p.dw.com/p/E3cG
Shumë ish-nënshtetas jugosllavë shkojnë në vendlindje duke kaluar përmes Sllovenisë.
Shumë ish-nënshtetas jugosllavë shkojnë në vendlindje duke kaluar përmes Sllovenisë.Fotografi: DW-TV

E lindur ne Zagreb Çanka Jadranka Shirola me familjen jeton prej vitesh në afërsi të Bonnit. Në Kroaci ajo shkon rrallë, kryesisht gjatë pushimeve verore dhe këtë rrugë e bën me makinë. Për autostradën ende të papërfunduar sllovene përmes Mariborit, deri tani ajo ka paguar më pak se një euro. Për futjen në përdorim të taksave afatgjate për autostradën nga pala sllovene si shumë udhëtarë të tjerë ajo nuk ka mirëkuptim: "Sikur të ndërtohej ajo autostradë dhe të ishte autostradë me nivel atëherë në rregull. Prapëseprapë mendoj se do të duhej të ofrohej ndonjë vinjetë njëditore apo njëjavore por të paguajmë gjysëm viti për një udhëtim përmes Sllovenisë më duket se është si tepër."

Ngritje 300 përqind e taksës për autostradën

Sipas përllogaritjeve të bëra në Shoqatën më të madhe automobilistike në Evropë, ADAC, konkretisht bëhet fjalë për një ngritje prej 300 përqind të taksave për autostradën. Zëdhënësi Otto Zalman sqaron se: "Në bisedimet me klubin automobilistik, partnerin tonë në Slloveni kemi propozuar që në përdorim të hedhen edhe taksa afatshkurëtra. Shumica e mysafirëve gjermanë në Kroaci kalojnë dy javë për pushime kështu që mendoj se një vinjetë 14-ditore nuk do të ishte zgjidhje e keqe."

Ngritja e taksës prek edhe shumë kosovarë që jetojnë në vendet perëndimore

Të prekur nga ngritja e kësaj takse janë edhe shumë kosovarë të cilët jetojnë në vendet perëndimore dhe pushimet do t'i kalojnë në vendlindje. Shumë prej tyre këtë rrugë do ta bëjnë përmes Sllovenisë.

Austria përshembull për vozitësit tranzit ofron një vinjetë dhjetëditore. Për këtë ajo obligohet edhe nga Komisioni Evropian. Por në rastin e Sllovenisë Brukseli është i përmbajtur me arsyetimin se bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme deri sa të kalohet në sistemin satelitor për llogaritjen e taksave të autostradës më së voni deri në fund të vitit 2010.