1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Taulant Balla optimist për negociatat me BE

5 Qershor 2019

Taulant Balla: Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë nga ana jonë. Intervistë ekskluzive e Deutsche Welle-s me Taulant Ballën, kreu i grupit parlamentar të PS në Kuvendin e Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/3JrnL

Kryetari i grupit parlamentar të  Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të votojnë pro çeljes së negociatave. Deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Qeveria gjermane  ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar.