1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Telefonata Mogherini - Thaçi: Të hiqen tarifat doganore

29 Nëntor 2018

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini: “Tarifat doganore një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet"

https://p.dw.com/p/395ry
Belgien EU Gipfel in Brüssel Federica Mogherini
Fotografi: picture-alliance/dpa/T. Roge

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Fredereika Mogherini të mërkurën pasdite (28.11) ka biseduar në telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u bë e ditur përmes një kumtese të lëshuar nga zyra për shtyp e Mogherinit.

"Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat e doganës për produktet nga Bosnje e Hercegovina dhe Serbia vetëm sa ka komplikuar situatën dhe nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për popullatën në Kosovë apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

"Kjo është një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet", ka shtuar ajo.