1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Test botkuptimi para se të fitosh shtetësinë gjermane

Anila Shuka, Berlin6 Janar 2006

Ne Baden Yyrtemberg myslimanët që duan të bëhen gjermanë duhet t'u përgjigjen disa pyetjeve rreth botkuptimit të tyre. Edhe shtetasit shqiptarë janë të prekur

https://p.dw.com/p/Ar1n
Edhe gjerman, edhe mysliman?
Edhe gjerman, edhe mysliman?Fotografi: dpa

Qëllimi i hartimit të këtij pyetësori ishte i thjeshtë, shpjegon për Dojçve Velen në shqip, zëdhënësja e ministrisë së punëve të brendshme të landit Baden Vyrtemberg: "Jemi të mendimit që shtetësia gjermane duhet t'u jepet atyre që janë të bindur në vetvete për drejtësinë e rendit tonë liberalo-demokratik dhe që i pranojnë ligjet tona. Organet përkatëse e kanë për detyrë të konrollojnë, se a e plotëson kandidati këto parakusht. Biseda të tilla nuk do të ketë vetëm me myslimanët, por me të gjithë ata për të cilët dyshohet të mos e njohin si duhet ligjin themeltar gjerman."

Këtu hyjnë të gjithë ish-shtetasit e 157 vendeve antare të Konferencës Islamike, e ku që prej vitit 1992 bën pjesë edhe Shqipëria. Katalagu i pyetjeve të hartuara që në shtator nga ministria e brendshme e Baden Vyrtembergut hyri në fuqi më 1 Janar 2006. Ai përmban afro 30 pyetje të tilla si për shembull: "Në se vajza juaj vishet me rroba të modës dhe burri juaj nuk është dakord, çfarë do të bëni ju?" Ose: "Në Gjermani ka disa homoseksualë që mbajnë poste politike. Çfarë mendoni ju?" E të tilla pyetje, për shumë politikanë, jo vetëm të panevojshme, por edhe tepër intime. Sabine Lojthojzer Shnarrenberger, nga grupi parlamentar i liberalëve në Bundestag thotë për Dojçe Velen në shqip: "Ky katalog vetëm sa shton diskriminimin e myslimanëve e nuk thotë asgjë për besnikërinë e kandidatit ndaj kushtetutës gjermane." Ajo kërkon që pyetësori të hiqet nga praktika e punës së Ministrisë së Baden Vyrtembergut."

Protestat më të forta kanë ardhur nga ana organizatave myslimane dhe ato të migrantëve. Drejtori i qendrës për studimet rreth Turqinë në Esen, Faruk Sen, i tha redaksisë turke të Dojçe Veles: "Të caktosh 30 pyetje enkas për myslimanët, nuk është asgjë tjetër, veçse dallim fetar dhe racizëm. Kjo bie tërësisht në kundërshtim me parimin e ligjit themelor për barazi qytetare."

Këshilli Qendror i Myslimanëve ka kërcënuar me padi deri në Gjykatën Kushtetuese. Minsitria e Baden Vyrbemburgut, megjithë kritkën e ashpër që ka marrë këto ditë nga të katër anët, është e vendosur ta mbajë katalogun. "Jemi të aftë të mësojmë. Do të fillojmë njëherë nga puna e pastaj të shohim, se ç'mund të përmirësojmë me kalimin e kohës," - i tha zëdhënësja e saj Dojçe Veles në shqip.