1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thellohet kriza mes Polonisë dhe Bjellorusisë

Natali Verber27 Korrik 2005

Që prej fillimit të vitit po ashpërsohet kriza diplomatike mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Gjendja është keqsuar aq shumë, sa që nuk përjashtohet as ndërprerja e raporteve diplomatike.

https://p.dw.com/p/AqjW
Presidenti i Bjellorusisë Llukashenko
Presidenti i Bjellorusisë LlukashenkoFotografi: AP

Sipas motos "ashtu si ma bënë, do ta bëjë", po ashpërsohen gjithnjë e më shumë raportet mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Ministria e jashtme në Varshavë i kumtoi ambasadës së Bellorusisë të hënën se një këshilltar i ambasadorit të këtij vendi, duhet ta lëshojë Poloninë brenda 10 ditësh. Ky hap vlerësohet si një lloj hakmarrje e Polonisë ndaj largimit para dhjetë ditësh të konzulit polak nga Bellorusia. Ndërkohë që programi i parë televiziv bellorus ka akuzuar të dielën ambasadën polake për spiunazh.
Si kundërpërgjigje, kryetari i parlamentit e ndoshta edhe presidenti i ardhëshëm i vendit, Vlodimirc Çimosheviç, dje ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së plotë të përfaqësisë diplomatike dhe ndërprejen e raporteve me Bellorusinë.
"Nuk e përjashtoj një mundësi të tillë. Zhvillimet e fundit atje janë tepër absurde dhe për këtë fajtor është Bjellorusia", thotë ai.
Konflikti ka filluar pas zgjedhjes së udhëheqësisë së re të organizatës së minoritetit polak në Bjellorusi, në fillim të këtij viti. Pas dështimit të kandidatit të preferuar të regjimit të Llukashenkos, Qeveria e tij ka kërkuar që udhëheqësia e deritanishme të vazhdojë punën. Por ka ndërhyrë diplomati polak Marek Bucko, i cili për këtë shkak është larguar nga Bellorusia.
"Gazeta Viborça" e Polonisë njofton se qeveria e Bjellrusisë ka shtuar presionin dhe ka kërkuar takimin e udhëheqësisë së vjetër të kësaj oarganizate të shkarkuar në mars. Pjestarët e udhëheqësisë me detyrim duhet të marrin pjesë në takimin e sotëm në Shtutin.
Në suazat ndërkombëtare, Bjellorusia është një vend i izoluar. Ndërkohë që ka raporte të ngushta me Rusinë.
"Është vështirë të jepen vlerësime të sakta për sfondin e këtyre zhvillimeve. Ne e dimë se në rrethin e Llukashekos ekziston një fushatë për më shumë fuqi politike. Ekzistojnë grupe të ndryshme, të cilat janë të lidhura edhe me shërbimet sekrete të një vendi të madh fqinjë, prandaj nuk mund të përjashtohen intrigat e jashtme", thotë kryetari i parlamentit, Çimosheviç.
Ndonëse ministria e jashtme polake të hënën kumtoi se ende po kërkohen mundësi për dalje nga kjo krizë diplomatike, është e qartë se kësaj radhe më shumë do të insistohen në linjën e ashpërsimeve me Bellorusinë. Presidenti Aleksandar Kvasnjevski thotë se "Polonia nuk do të tërhiqet në asnjë prej pikave të rëndësishme, siç është për shembull: mbrojtja e minoritetit polak. Mirëpo nuk do të ketë as avantura sipas motos: polakët janë kundër qetsisë dhe stabilitetit të këtij vendi". Presidenti polak i bëri thirrje BE që të ndihmojë në përmirësimin e raporteve me fqiun lindor.