1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aromunisch

9 Shtator 2009

Sot në Ballkan ka rreth 1 milionë aromunë, të njohur edhe si vllehë. Territoret historike kryesore të ngulimeve të tyre janë Malësia e Pindit në Greqinë Veriperëndimore, Jugu i Shqipërisë dhe Jugperëndimi i Maqedonisë.

https://p.dw.com/p/JYf1
Bukuresht, sheshi "Presei"Fotografi: DW

Studiuesi gjerman Gustav Weigand u mor në fund të shekullit të 19-të me gjuhën dhe mënyrën e jetesës së një popullsie të romanizuar që jetonte në gadishullin e Ballkanit, e cila deri në atë kohë ishte thuajse e panjohur. Ai e quajti këtë grup etnik, i cili fliste një gjuhë që i përkiste grupit lindor të latinishtes, aromunë.

Në fillim të viteve 20 të shekullit të kaluar pati një valë emigrimi të arumunëve në Rumani. Arumunët, që jetojnë në Rumani përpiqen të ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre.

Eshtë e shtunë mbrëma. Një vajzë e re po lexon në sallën e Shoqatës Kulturore të Aromunëve në Bukuresht tekstin e një legjende arumune. Alexandru Ghica që drejton kursin tregon: "Ne takohemi një herë në javë për të mësuar arumanisht. Unë nuk jam personi adapt për të dhunë mësim, sepse nuk kam studjuar gjuhësi. Por po nuk e bëra unë, nuk e bën askush."

Vllehë, ramer apo cincar - janë vetëm disa nga emrat e shumtë të këtij populli, i cili e përdor këtë gjuhë arkaike ende sot në jetën e përditshme. Ata jetojnë në Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi dhe e kanë në përgjithësi të vështirë të ruajnë identitetin e tyre. Me përjashtim të Maqedonisë mësim zyrtar në gjuhën arumune nuk ka në asnjë vend tjetër të Ballkanit. Alexandru Ghica mundohet t'i mësojë së bijës arumanisht në shtëpi.

Përpjekje për hapjen e shkollave private dhe konteksti i ri evropian

Dikur duhet të jemi në gjendje të hapim nga një shkollë private në çdo vend ku jeton një bashkësi aromunësh. Ato duhet të ofrojnë jashtë orëve të shkollës mësim falas në gjuhën arumune. Kjo mund të jetë e sukseshme.

Matematikani Alexandru Ghica apo biznesmeni Ion Nicolae nga Bukureshti janë ndër pionerët e rilindjes aromune në Rumani. Ata kanë kontakte të shumta me aromunët në vende të tjera të Ballkanit dhe çdo vit në fund të muajit gusht organizojnë në qytetin por të Konstancës një festival të kulturës arumune.

Para vitit 1989 as që mund ta mendoje një gjë të tillë. Ndoshta tani duke përfituar nga liria mund ta rigjejmë identetin tonë. Aromunët kanë qenë një popull i harruar, 50 vjet me radhë lufta e ftohtë e kishte mbuluar çështjen e identitetit tonë. Po tani po e rizbulojnë veten në kontekstin e ri evropian.

Vajza e Ion Nicolae që flet rrjedhshëm arumanisht, është një nga 8000 aromunët që synojnë të përfitojnë statusin e një pakice kombëtare. Deri tani ata nuk kanë pasur sukses. Por për të fituar nga fondet kombëtare dhe rajonale për libra, për emisione televizive dhe radiofonike dhe për të mësuar dhe studiuar gjuhën arumune, nevojitet një status i qartë, si pakicë apo si shumicë.

Autor: Grit Friedrich / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora