1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Estnischer Tiger" lahmt vor Euro-Einführung

20 Tetor 2010

Estonia, para krizës një vend i bumit ekonomik, do të fusë euron. Brukseli shpërblen me këtë deficitin e ulët buxhetor të vendit.

https://p.dw.com/p/PiYY
Pamje simbolike e futjes së eurosFotografi: PA/DW

Estonia, Letonia dhe Lituania: tri republikat e vogla baltike janë zhvilluar me vrull që prej fundit të viteve '90. Kuota të rritjes vjetore që arrijnë deri në dymbëdhjetë përqind u bënë thuajse të zakonshme në shtetet e karakterizuara shpesh si "shtete tigër." Si vend model konsiderohej para së gjithash vendi më i vogël i tre shteteve balltike, i cili për shkak të entuziazmit karakteristik për teknikën shpesh thirret "E-Stonia". Tani "E-Stonia" është i pari ndër vendet balltike që më 1 janar 2011 do të fusë në përdorim euron. Por në këtë vend nuk ndihet atmosferë gëzimi, sepse vitet e bumit ekonomik tashmë janë lënë pas.

Mjet pagese i pranuar

Te Marina Wolkowa euroja ka mbërritur prej kohësh. Gruaja ulet mbi një stol të vogël pas vendit të shitjes në stacionin e trenave të Talinit dhe pret klientët.

Estland Tallinn Einkaufszentrum
Qendër moderne tregtare në TalinFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

Një kg tranguj estonezë për shembull, Marina i shet për 25 krona, tek tabela e çmimit ajo ka shkruar edhe shumën e monedhës së ardhshme: 1 euro e 60. Që prej një viti, ajo është e detyruar që çmimet e mallrave t'i shënojë edhe në euro. "Por euroja nuk na ndihmon, ajo vetëm i ngre çmimet", mendon ajo.

Me ndërrimin e viteve megjithatë 1,3 milionë estonezëve do t'u duhet të ndahen nga krona e tyre, e cila për gati 20 vjet rresht ka qenë edhe një simbol për pavarësinë e fituar më në fund pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Që prej atëherë, Estonia e entuziazmuar pas teknikës përjetoi një bum ekonomik të rrallë. Ky vend e kaloi më shpejt se të tjerët gjithë qarkullimin e parave në kompjutera, administrata u përshtat me internetin. Këtyre iu shtuan reforma neoliberale tregu: me të ashtuquajturën Flat Tax, në Estoni vlen një normë tatimore e njësuar mbi të ardhurat, prej 22 përqind.

10.02.2009 DW-TV Journal Wirtschaft estland
Punëtor estonez në një fabrikë, bumi ekonomik ka kaluar ndërkohë

Deficit i ulët

Por kriza globale bëri që t'i pakësohen fuqitë edhe "tigrit estonez": në vitin 2009, ekonomia pati një rënie prej 13 përqind. Që Estonia megjithatë do të bëhet pjesë e zonës së euros, ka të bëjë me deficitin e ulët buxhetor, që edhe në vitet e shkuara ka qenë vazhdimisht nën kufirin e Mastrihtit prej tre përqind. Veç kësaj, krona që prej vitit 2004 orientohet tek kursi i euros. Ndërrimi i monedhës ka qenë në këtë kuadër më tepër një efekt psikologjik, thekson presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves. Euroja krijon një pamje më të diferencuar.

Në fakt, Letoninë e kërcënoi në vitin 2009, pa kreditë miliardëshe të FMN dhe të BE, falimentimi shtetëror. Edhe instituti më i madh financiar letonez, Banka Parex shpëtoi vetëm përmes shtetëzimit nga falimentimi i sigurtë.

Blick auf die Fassade der estnischen Ühispank
Banka estoneze Ühispank. Ishte një kohë kur bankat e vendit i dërgonin aprovimet për kredi me smsFotografi: picture-alliance/ ZB

Të jetosh mbi mundësitë e tua

Por edhe në Estoni ka ndërkohë probleme. Jo vetëm shumë njerëz të zakonshëm, por edhe ekspertë të pavarur financiarë i vënë nota kritike gjendjes në Estoni. Edhe pa krizën globale do të kishte pasur probleme, sepse njerëzit thjesht jetuan mbi mundësitë e tyre, thotë për shembull Rainer Kattel nga Universiteti Teknik i Talinit. Në kohët e bumit ekonomik, bankat i patën dërguar aprovimet për kredi me sms, shpesh pa e kontrolluar si duhet aftësinë për pagim të njerëzve. "Në parim, gjendja në Balltik nuk është shumë më e ndryshme se ajo në Greqi ose Spanjë. Ne vërtet nuk kemi këto borxhe të larta, por aktualisht në Estoni kemi 18 përqind të papunë."

Se në ç'drejtim zhvillohet Estonia, për këtë eksperti i ekonomisë është skeptik. Kriza nuk ka kaluar, shumë njerëz do të vuajnë për vite të tëra nën barrën e madhe të borxheve.

Autor: Christoph Kersting/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi