1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Greva e urisë e minatorëve vazhdon para selise së Presidencës së Republikës

Arben Muka / Tiranë4 Korrik 2008

Dita e premte është e 17-a e grevës së urisë që po zhvillojnë një grup minatorësh nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit. Ata e kanë zgjedhur këtë formë proteste si shenjë pakënaqësie për nivelin e pagave

https://p.dw.com/p/EWLd
Tirana
TiranaFotografi: DW / Aida Cama

Lista e kërkesave që minatorët kanë paraqitur para qeverisë ka të bëjë esencialisht me standartet që ata duan të arrijnë në të ardhurat e tyre, si dhe përmirësimin e kushtetev të punës.

Pasi nuk kanë marrë përgjigje nga autoritetet grevistët kanë vendosur ta kalojnë natën e së enjtes para derës kryesore të hyrjes së presidencës së republikës, në qëndër të Tiranës. Paraditen e së premtes ata janë kontaktuar nga përfaëqsues të stafit të Presidentit Bamir Topi, ku kanë parashtruar edhe një herë kërkesat e tyre.

Fiqiri Xibri drejtues i grevës së urisë u shpreh pas takimit se janë në pritje që institucioni i presidentit të përcjellë tëk qeveria të gjitha kërkesat e minatorëve. Ata nuk do të lëvizin nga protesat e tyre me grevë urise në rast se nuk marrin përgjigje per zgjidhjen e problemeve qe kanë ngritur. Mbështetje për aksionin e tyre kanë treguar këto ditë eksponentë të opozitës, nga LSI, nga PS dhe grupimi social politik G99.


Drejtuesit e grevës së urisë së minatorëve thonë se dhe në disa rrethe të vendit përfaqësues të tyre janë duke zhvilluar po protesta solidariteti me kolegët e tyre në Tiranë.