1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Palët janë të vendosura në llogoret e tyre

12 Qershor 2010

BE rrit presionin ndaj qeverisë dhe opozitës në Shqipëri për të zgjidhur krizën politike të shkaktuar nga qëndrimet e kundërta të palëvë, për mënyrën e kryerjes së transparencës së zgjedhjeve të kaluara parlamentare.

https://p.dw.com/p/Np5q
Fotografi: AP

Parlamenti Evropian u ofron palëve një draft marrëveshje për ta miratuar javën e ardhshme. Në rast të kundërt paralajmëron rrezikimin e procesit integrues evropian i Shqipërisë.

Ekzistenca e një drafti marrëveshjeje, të hartuar gjatë kësaj jave nga grupi i partive popullore europiane dhe ai i partive socialiste në Parlamentin Europian, për t' u firmosur nga dy palët, qeveria dje opozita është bërë e ditur nga burimet zyrtare të PS dhe PD. Po kështu edhe paralajmërimi i përsëritur i pasojave që do të ketë mosfirmosja e tij për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kryetari i PS, Edi Rama u shpreh dje i gatshëm të nënshkruajë marrveshjen me qeverinë nëse ajo realizon transparencën. “Rikonformoj se në jemi të gatshëm për kompromis dhe kompromisi ynë është hapja rrugë e transparencës,” tha ai dje në Tiranë, në një konferencë shtypi. "Kjo marrëveshje mes palëve mund të ngrihet mbi një draft të miratuar bashkërisht mes palëve falë kontributit dhe angazhimit të drejtëpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar,” tha ai.

Por zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Integrimit evropian, Majlinda Bregu i bëri thirrje opozitës të pranojë ofertën e qeverisë, e cila përjashton plotësimin e kërkesës kryesore të opozitës: hapjen e kutive të votimit. ”Qeveria i bën thirrje opozitës të mos hedhë poshtë ofertat e saj dhe të dëshmojë që është një opozitë e ndërgjegjshme për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve në interesin më të mirë të vendit,” tha ajo.

Ajo që i ofron qeveria opozitës lidhet me pranimin në Parlament, bërja e amendamenteve për përmirësimin e kodit elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

Që nga Strasburgu, ku palët u takuan me ndërmjetësimin e BE-së, muajin e kaluar kanë kaluar tri javë, por palët janë të vendosura në llogoret e tyre.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama