1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tognoni: "FIFA ende e zhytur thellë në korrupsion"

Herbert Schalling23 Shkurt 2016

FIFA ndodhet në krizën më të thellë në historinë e saj. Në këto kushte duhet të zgjidhet pasardhësi i Sepp Blatterit. Dalja nga kriza mund të bëhet vetëm me reforma të thella, mendon, Guido Tognoni, në intervistë me DW.

https://p.dw.com/p/1HzwC
Guido Tognoni
Guido TognoniFotografi: picture alliance/Eventpress Stauffenberg

DW: FIFA ka përjetuar pas kongresit të fundit zgjedhor nëntë muaj shumë të turbullt. Në ç'gjendje ësthë tani Federata Botërore e Futbollit?

Guido Tognoni: FIFA ndodhet në një gjendje shumë të rëndë dhe do të zgjasë edhe disa muaj, nëse jo edhe vite, për të arritur stabilietitn e duhur, të cilin e shpresojmë.

A ka Sepp Blatter ende ndonjë influencë?

Ai e ka humbur shumë influencën. Edhe brenda FIFA-s vërehet se ka ndryshuar atmosfera. Era e Sepp Blatterit ka përfunduar.

FIFA ka nevojë për reforma. Ka edhe një komision nën drejtimin e Francois Carrard. Komisioni ka caktuar tri pika të rëndësishme: FIFA ka nevojë për një strukturë tjetër, një strukturë të re dhe më shumë transparencë. A sjell kjo zgjidhjen e problemeve?

Presioni i madh i detyron të veprojnë. Kufizimi i mandateve është dashur të bëhej prej kohësh. Ndarja e kompetencave komerciale është diskutuar edhe para 15 viteve, por Sepp Blatter e ka refuzuar për shkaqe banale. Zgjidhja nuk mund të arrihet vetëm me vendime por duhet vepruar.

Një emër po përmendet shpesh në mesin e kandidatëve, sheiku Ahmad al Sabah nga Kuvajti. Ai ka thënë se FIFA nuk ka nevojë për ndihma nga jashtë, sepse "familja" i zgjidh problemet vet. Kjo nuk tingëllon si ndonjë gatishmëri për reforma?

Sepp Blatter e ka thënë këtë gjithmonë dhe problemet nuk janë zgjidhur kurrë. Ne nuk duhet të nisemi nga fakti se do të nxirren të gjitha të palarat. Moçali në FIFA është shumë i thellë. Me siguri që do të zbulohen edhe shumë të palara. Mund të ketë edhe arrestime. Autoritetet hetuese janë fare në fillim. Ndaj fjalët se "familja" do t'i zgjidhë vet problemet janë shumë të gabuara.

Evropianët janë mbledhur pas kandidatit Gianni Infantino, sekretar i përgjithshëm i UEFA. Ai në fillim ishte si mbrojtës i postit të Michel Platini. A është ai kandidati i duhur për kreun e FIFA? Një prej projekteve të tij të mëdha është Kampionati Botëror me 40 pjesëmarrëse?

Propozimi nga një evropian i një Kampionati Botëror me 40 pjesëmarrës është tërësisht i pakuptimtë. Kjo është e keqe për futbollin. Kjo më shumë i ngjan premtimeve parazgjedhore.

Tre kandidatët e tjerë nuk kanë shumë shanse. Apo mendoni se mund të ketë befasi?

Besoj se befasitë mund të përjashtohen në masë të madhe. Tokyo Sexwale ka bërë një fushatë të dobët. Nuk dihet fare se çfarë do ai. Princi Ali nuk do të fitojë më shumë se 73 vota, sa herën e kaluar. Ndërsa me Jerome Champagne kemi punuar disa vite së bashku. Ai me siguri që është një kandidat i mirë. Ai e njeh FIFA shumë mirë dhe ka një program të mirë. Por dobësia e tij e madhe është që nuk ka pushtet në këtë shtëpi. Nuk ka ndonjë bllok zgjedhësish.

Si duhet ta vlerësojmë pra kongresin e 26-të?

Unë do ta cilësoja si një kongres kalimtar. Kjo është një përpjekje për FIFA të nxirret nga gjendja e jashtëzakonshme në një gjendje normale. Do të zgjidhet një president i ri. Ai ka nevojë për një sekretar të ri të përgjithshëm. Mendoj se këto dy persona e meritojnë mbështetjen në muajt e ardhshëm.

Guido Tognoni (65) është me profesion jurist Pas karrierës si gazetar sporti, ai kapunuar 11 vite si drejtor për media në FIFA, por Sepp Blatter e ka larguar nga puna. Sot ai është një ndër kritikët më të ashpër të zhvillimeve në FIFA.