1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Toska ne Berlin: Bashkepunim pa stereotipe

Anila Shuka, Berlin6 Prill 2005

Ministri shqiptar i rendit Igli Toska, u shpreh të mërkurën në Berlin për një kooperim më të ngushtë mes vendeve Evropiane ne fushen e rendit. Në Kongresin e Tetë të Policisë Evropiane që po mbahet në datat 6. Dhe 7 prill në Belrin, Toska i njohu kolegët e tij nga vende të ndryshme të botës, me përparimet që ka bërë Shqipëria në përmirësimin e sistemit të sigurisë kufitare. Anila Shuka më hollësisht nga Berlini:

https://p.dw.com/p/ArEr
Rritja e shkalles es sigurise: Skanimi i fytyres ne vend te shenjave te gishtrinjve
Rritja e shkalles es sigurise: Skanimi i fytyres ne vend te shenjave te gishtrinjveFotografi: AP

Çeshtja e manaxhimit te sigurise kufitare përbën një nga barrierat më të vështira për integrimin në Bashkimin Evorpian. Per te bere pjese ne ate rreth te privilegjuar shtetesh, qe nuk kane kontrolle kufitare, pra në zonën e Shengenit, nuk mjafton thjesht të jesh antarë i BE-së. Kete e deshmoi edhe fakti qe ministri shqiptar Igli Toska ishte ulur ne nje tryeze me koleget nga vende si Polonia, Lituania dhe Letonia, tashme antare ne BE, si edhe kandidatet aktuale, Bullgaria dhe Rumania. Problemet qe shtruan ministrat dhe zv/ministrat e ketyre vendeve ishin te ngjashme: Trafiku ilegal i migranteve dhe i mallrave me destinacion vendet evropiane. Ministri shqiptar i rendit u tregua i vetedijshem per sfiden qe perben luftimi i ketij problemi per nje vend si Shqiperia: "Mosheqja nga ana e Bashkimit Evropian te kufijve te brendshem per anëtaret e saj te rinj eshte nje e dhene domethenese, per kandidatet apo per aspirantet ku ben pjese edhe Shqipëria," – tha Toska. Ministri shqiptar i Rendit bëri thirrje për më shumë kooperim mes vendeve Evropiane.

"Per të mos lënë që aderimi në Bashkimin Evropian të mbetet një ëndërr për ne edhe për një kohë më të gjatë. mendoj që vendet antare dhe ato që aspirojnë duhet të shtojnë kontaktet midis tyre, duhet të shmangin vlerësimet e bazuara në stereotipe dhe të përpiqen të ngushtojnë më tepër diferencat rajonale. Mos harrojmë, se që të gjithë i përkasim të njëjtit kontinent, "- me këto fjalë Toska përfundoi fjalën e tij në Tryezën e Rrumbullakët për Sigurinë Kufitare.

Kongresi me Temë "Siguria e Brendshme dhe Lufta kundër Terrorizmit në Evropën e 25-ëve",ka mbledhur një numer te madh ministrash dhe zëvendsëministrash rendi nga vende të ndryshme të botës. Me iniciative te qeverise gjermane dhe Bashkimit Evropian këta si dhe shumë specialiste, për dy ditë me radhë, po kembejne mendime rreth problemet që kanë vendet e tyre në luftën kunder trafikut ilegal, terrorizmit dhe krimit te organizuar. Folësit në konferencë theksuan domosdoshmërinë e standardizimit te praktikave policore ne shkallë Evrope. Bëhet fjala për realizimin e disa "standardeve, që do të thotë, disa parimeve juridike, si per shembull, të drejtat e njeiiut per persona qe kalojnë kufirin në mënyrë ilegale, po kështu, aty hyjnë edhe burimet materiale dhe personale", i tha Dojçe Veles, Klaus Shmidt, drejtues i misionit ndihmës të Bashkimit Evropian per Çështjet e Rendit (Pameca). Shmidt thotë, se Shqipëria paraqet mangësi veçanërisht në dy aspektet e fundit. Asistencë ajo merr nga Gjermania, si në aspektin material, ashtu edhe në atë të kualifikimit të personelit kufitar. Të mërkurën në mbërmje ministri i rendit, Igli Toska, zhvilloi një takim me homologun e tij gjerman Oto Shilin.