1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Transporti humanitar i pakicave kalon në duart e institucioneve të Kosovës

Bekim Shehu2 Shtator 2006

Transporti humanitar brenda teritorit të Kosovës i pjestarëve të pakicave aty ku ka mungesë të lirisë së lëvizjes gradualisht po kalon në përgjegjësi të institucioneve të Kosovës. Transportin humanitar për pjestarët e pakicave që nga përfundimi i luftës e ka kryer UNMIK-u

https://p.dw.com/p/Ard5
Kosovë, Qyteti i Mitrovicës
Kosovë, Qyteti i MitrovicësFotografi: DW

Përgjegjësitë për tu krijuar kushte më të mira jetese pjestarëve të pakicave në Kosovë gradualisht po kalojnë në kompetencë të institucioneve të Kosovës. Në
këtë linjë qeveria e Kosovës dhe administrata ndërkombëtare kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për, siç thuhet, transportin humanitar ku institucionet e Kosovës marrin përsipër transportin e pakicave brenda teritorit të Kosovës aty ku mungon liria e plotë e lëvizjes.

Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti thotë se më këtë marrëveshje qeveria po përmbush edhe një standard në paktin e 13 pikave të Grupit të Kontaktit.

"Përgjegjësitë në këtë fus hë do të transferohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa me këtë marrëveshje ne plotësuam edhe një standard të përcaktuar në 13
pikat e Grupit të Kontaktit.Praktikisht, Ministria e Transportit me këtë akt i ka plotësuar të gjitha obligimet e saj të përcaktuara nga Grupi i Kontaktit", thotë Ahmeti.

Zyrtarë të administartës ndërkombëtare nga ana e tyre e vlerësojnë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të marrë përsipër transportin humanitar të
pakicave, gjë që sipas tyre dëshmon se institucionet e Kosovës po përmbushin standardet e përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar.

Patricia Uoring është shefe e departamentit të administratës civile në UNMIK. "Mendoj se është një shenjë shumë e mirë që institucionet e Kosovës janë në atë pozitë, me
kapacitete të mjaftueshme, dhe të vendosura që të marrin përsipër këtë shërbim shumë të rëndësishëm për komunitetet pakicë në Kosovë", thotë Particia Uoring.

Transporti humanitar është organizuar për komunitetet pakicë qysh pas përfundimit të luftës për shkak të mungesës së lirisë së lëvizjes dhe kwtw shërbim ka kryer administrata ndërkombëtare. Në paktin e fundit të Grupit të Kontaktit u përfshi që këtë shërbim ta kryejnë institucionet e Kosovës. Zyrtarë kosovar thonë se institucionet e Kosovës gradualisht po përmbshin kërkesat e grupit të kontaktit mirëpo në disa nga to po paraqitën vështirësi. Është fjala për pasojat e trazirave të marsit të vitit 2004 përkatësisht arrestimi i shkaktarëve të tyre.

Zëdhënësi i administratës së UNMIK ut, Niraj Sing ka thënë se përveç faktit që përgjegjësit për trazirat e marsit duhet të sillen para drejtësisë, sanimi i plotë i
dëmeve të këtyre ngjarjeve, paraqet një prej standardeve parësore të përcaktuara në planin 13 pikësh të Grupit të Kontaktit. Deri tash sipas zyravëve të UNMK-ut, janë arrestuar apo dënuar 240 persona mirëpo, hetimet për trazirat e marsit në Kosovë akoma nuk cilësohen të përfunduara.