1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trazira në Gaza

Klemens Verenkotte23 Janar 2008

Zemërimi i popullsisë palestineze për bllokadën izraelite në Rripin e Gazës është i madh, madje aq i madh saqë të mërkurën në mëngjes mijra palestinezë mësynë në kufirin me Egjiptin.

https://p.dw.com/p/CwbU
Palestinezë duke kaluar kufirin midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës në Rafah
Palestinezë duke kaluar kufirin midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës në RafahFotografi: AP

Kufiri është i hapur. Si zjarri i kashtës morri sot në mëngjez dhenë lajmi për hapjen me dhunë të kufirit me Egjiptin. Të gjithë donin të shkonin në jug. Me taksi, me autobuzë të vegjël, me vetura private palestinezët shkonin në pikën kufitare Rafah. Disa dhjetëra mijë palestinezë kaluan deri në mesditë muret prej betoni dhe metali të hedhura në erë të kufirit me Egjiptin. E shfrytëzuan këtë shans, të parin që prej shtatë muajsh, për t´u furnizuar me ushqime, cigare, karburant dhe mallra të tjera tek tregtaret ambulantë në anën tjetër.

Njerëzit janë gjithë eufori

"Falmenderoj Zotin, Kam një paketë që dua t´ia jep dikujt", thotë një grua. Të rinj, pleq, gra me fëmijë në krahë kthehen nga pazari me pula, dhi, paketa me coca-cola. Ata kalojnë me mallra në hapjen 100 metërshe të kufirit, që ndan Rripin e Gazës nga Egjipti. Palestinezë të maskuar kishin shkatërruar para lindjes së diellit murin rrethues me 17 eksplozivë.

"Falënderoj zotin për këtë fitore. Që populli mund të blejë mallra, miell, ushqim dhe gjithçka tjetër. Dhe që të sëmurët mund të dalin që këndej." thotë një i ri. Një tjetër i ri tregon se ka blerë në Egjipt për 200 shekel rreth 36 euro cigare, që mund t´i shesë në Rripin e Gazës për pesëfishin e çmimit. Këto të ardhura mjaftojnë për të ushqyer për një muaj një familje pesëanëtarëshe.

Hamasi nuk ka të bëjë me shpërthimin e murit

Kështu deklaroi zëdhënësit e Hamasit. Megjithatë hapja me dhunë e bllokadës izraelite nga Egjipti shkatëron planet e kryeministrit të qeverisë së Fatahut, Salam Fayad, për të marrë kontrollin mbi pikat e kalimit për në Rripin e Gazës dhe për të organizuar përsëri në mënyrë të rregullt transportin e mallrave dhe të personave.

Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri thotë: "Këto ngjarje në kufirin egjiptiano-palestinez dhe aksionet e njerëzve aty janë rezultat i natyrshëm i një shteti të sulmuar dhe i shtypjes nën të cilën vuan populli palestinez. Këto shpërthime janë rezultati i rrethimit mbytës, nga i cili kemi paralajmëruar gjithmonë dhe që tani ka shpërthyer në mënyrë të natyrshme. Ne të lëvizjes Hamas theksojmë se do ta vazhdojmë dialogun me udhëheqjen egjiptiane për ta qetesuar situatën."

Ekonomia palestineze e rrezikuar

Sipas programit të OKB-së për ushqimin në Rripin e Gazës gjysma e bukëpjekësve kanë qenë të detyruar ta ndërpresin punën për mungesë rryme elektrike. 90 përqind e pikave të karburantit nuk kishin me benzinë për të shitur. Mbijetesa e ekonomisë palestineze në rripin e Gazës, thuhet në raportine OKB-së, është shumë e rrezikuar nga kufizimet e importit dhe ndalimi i plotë i eksporteve palestineze nga Rripi i Gazës të vendosura që prej 7 muajsh nga Izraeli.