1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump: Samiti i ka pёrmirёsuar marrёdhёniet me Rusinё

16 Korrik 2018

Takimi mes presidentit tё SHBA-sё Donald Trump dhe atij tё Rusisё Vladimir Putin me sa duket ka qenё i frytshёm. Miqёsi, bashkёpunim dhe paqe ishin fjalёt mё tё lakuara nga tё dy politikanёt.

https://p.dw.com/p/31Z7e
Finnland Helsinki PK Treffen Trump Putin
Fotografi: picture-alliance/Zumapress

Jo tё gjitha problemt janё zgjidhur, por ky ёshtё njё fillim, tha presidenti i Rusisё Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit shprehu dёshirёnm qё tё kapёrcehen marrёdhёniet negative me SHBA-nё. Tё dy vendet ndodhen pёrpara sfidash tё mёdha si krizat rajonale, mbrojtja nga terrori dhe kriminaliteti ndёrkufitar. Vetёm bashkarisht mund tё pёrballohen kёto probleme midis dy vendeve. Lufta e Ftohtё ka pёrfunduar, tha Putin nё Helsinki.

Shefi i Kremlinit hodhi poshtё sёrish akuzat, sipas tё cilave Rusiak a ndёrhyrё nё luftёn elektorle nё SHBA. "E pёrsёris, atё qё e kam thёnё disa herё: Rusia asnjёherё nuk ka ndёrhyrё dhe nuk do tё ndёrhyjё kurrё – as nё punёt e brendёshme amerikane dhe as nё proceset elektorale", tha Putin. Pak ditё para kёtij takimi Ministria e Drejtёsisё nё SHBA bёri pёrgjegjёse shёrbimet sekrete ruse dhe si rrjedhojё qeverinё e Putinit pёr sulmet hacker nё kompjuterat e demokratёve nё SHBA dhe nё fushatёn elektorale tё Clintonit. Hetimet vazhdojnё. Trump kёto hetime nё mёnyrё tё pёrsёritur i  ka cilёsuar si „gjueti shtrigash".

Propozime pёr marrёveshjen Start

Putini ka paraqitur edhe propozime konkrete edhe pёr kontrollin e armatimeve. Bёhet fajlё pёr zgjerimin e marrёveshjes Start pёr armёt strategjike, tha kreu i Kremlinit.

Edhe Donald Trump fundit janё pёrmirёsuar, sipas tij. Trump foli pёr njё dialog produktiv, qё hap rrugё tё reja pёr paqen. Ai tha, se ёshtё i sigurt, qё Putin dhe Rusia duan ta zgjidhin problemin e pёrhapjes sё armёve atomike.

Trump pas takimit artikuloi edhe shpresёn pёr njё bashkёpunim m ё tё mirё nё Siri. Tё dy fuqitё e mёdha kanё potencialin tё shpёtojnё mijёra jetё njerёzish, tha Trump. Sipas tij nuk duhet tё lejohet, qё Irani tё pёrfitojё nga fushata e sukseshme kundёr rrjetit terrorist "Shteti Islamik".  Iran ёshtё si Rusia njё aleat i presidentit tё Sirisё Bashar al Assad. 

Protesta nё Helsinki

Gjatё samitit tё presidentit tё SHBA-sё Trump dhe kreut tё shtetit tё Rusisё Putin nё Helsinki disa hindra vetё protestuan nё rrugё kundёr kundёrshtarit tё abortit duke mbajtur maska tё Trumpit, tё tjerё demonstruan kundёr luftёs nё Ukrainё dhe pёr njё tregti tё lirё. Mbrojtjen e mjedisit dhe tё drejtat e homoseksualёve.  Nё njё park nё Helsinki u mblodhёn rreth 100 deri nё 200, sipas radios finlandeze duke iu referuar policisё. Grupe mё tё vogla demonstruesish ishin shpёrndarё nёpёr qytet dhe pёrgjatё rrugёs nga kalonin eskortat si dhe para atraksioneve turistike.

cgn/jj (afp, dpa, rtr)