1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump: "Zero shans, qё tё tёrhiqem"

9 Tetor 2016

Pas publikimit tё videos me shprehje denigruese ndaj gruas Donald Trump po izolohet gjithnjё e mё shumё. Edhe vetë republikanёt kёrkojnё dorёheqjen e tij si kandidat pёr president. Por Trump nuk do tё heqё dorё.

https://p.dw.com/p/2R2on
USA Donald Trump entschuldigt sich für sexistische Aussagen
Fotografi: REUTERS

Pavarёsisht indinjatёs qё u shkaktua prej shprehjeve tё tij vulgare dhe denigruese ndaj gruas nё vitin 2005 kandidati republikan pёr president Donald Trump nuk sheh asnjё shkas pёr t'u tёrhequr nga gara pёr presdent tё SHBA-sё. Ka "zero shanse, qё unё tё tёrhiqem", i tha Trump gazetёs "Wall Street Journal" duke reaguar ndaj kёrkesave tё kolegёve tё partisё sё tij pёr t'i dhёnё fund kandidaturёs. "Unё nuk do tё tёrhiqem kurrё."

Republikanёt distancohen nga Trump

Nё luftёn elektorale nё SHBA kandidati republikan Trump rrezikohet rёndё pёr shkak tё shprehjeve vulgare dhe seksiste lidhur me gratё. Shokё drejtues tё partisё republikane janё distancuar.

Gazeta "Washington Post" tё premten (07.10) publikoi njё video nga viti 2005, ku Trump shprehet me pёrҁmim ndaj grave. "Nёse je njё yll, ato tё lejojnё t'i afrohesh", mburrej Trump nё bisedё me njё moderator televizioni, njё regjistrim ky nё shtator 2005 pa dijeninё e tij. "Të lejojnë t'i kapësh mes këmbëve", shprehej asokohe 59 vjeҁari. "Mund tё bёsh gjithҁka."

Screenshot vom  Donald Trumps Video mit sexistische Aussagen veröffentlich bei der Washington Post
Fotografi nga videoja me shprehjet denigruese nga Donal Trump, publikim i Washington PostFotografi: www.washingtonpost.com

Kёto shprehje shkaktuan valё indinjate edhe nё radhёt e partisё sё tij. Deputetёt republikanё Barbara Comstock dhe Mike Coffman si dhe guvernatori i Utahs, John Huntsman, kёrkuan qё Trump tё tёrhiqet nga gara pёr president. Edhe konkurrentja e tij brenda partisё pёr postin e presidentit, Carly Fiorina, i kёrkoi atij tё tёrhiqet. Kandidati pёr zёvendёspresident i Trump-it Mike Pence deklaroi, se nuk i pranon dhe nuk i mbron shprehjet e Trump-it. Kryetari i pushtetshёm i dhomёs sё deputetёve, Paul Ryan, refuzoi njё dalje tё pёrbashkёt nё publik me multimiliarderin. Ish-guvernatori i Floridёs Jeb Bush i quajti „perverse" shprehjet e Trump-it. Mediet nё SHBA bёjnё fjalё pёr njё "shpёrthim bombe" nё garёn elektorale, prej sё cilёs ka mundёsi qё Trump nuk do tё mund ta marrё mё veten.

Pёrpjekje pёr minimizimin e dёmit

Nё njё mesazh natёn nё tё gdhirё tё sё shtunёs (08.10) miliarderi i diskutueshёm u pёrpoq ta minimizojё dёmin: "Unё kam thёnё e kam bёrё gjёra, pёr tё cilat mё vjen keq." "Kushdo qё mё njeh mua, e di, se kёto fjalё nuk pasqyrojnё atё se kush jam unё", tha ai duke theksuar: "unё e kam thёnё kёtё, ka qenё gabim, e pёr kёtё kёrkoj falje."

Mё parё Trump ishte pёrpjekur t'i relativizonte shprehjet e tij: „ishin shaka nё dhommёn e veshjes, njё bisedё private para shumё vitesh." Ai tha madje, se ish-presidenti Bill Clinton ka bёrё gjёra edhe mё keq se kaq. Trump bashkёshortin e kandidates pёr presidente Hillary Clinton e ka sulmuar nё mёnyrё tё pёrsёritur pёr shkak tё aferave tё tij jashtё martesore.