1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tsipras guxon të merret me reformën e pensioneve

Jannis Papadimitriou15 Janar 2016

Qeveria me drejtim të majtë e Athinës guxon të nisë reformën e sistemit të pensioneve. Janë parashikuar rritje të mëdha kontributesh, si dhe shkurtime faktike pensionesh në shumën rreth 15 përqind.

https://p.dw.com/p/1HdeQ
Alexis Tsipras
Alexis TsiprasFotografi: Reuters/F. Lenoir

Sistemi i pensioneve të Greqisë konsiderohet si njëri nga më të shtrenjtët e Evropës. Në një kohë kur në fillim të viteve '80 katër punonjës punonin për pensionin e një pensionisti, aktualisht katër punonjës paguajnë pensionin e tri pensionistëve. Gjithsesi: pas shpërthimit të krizës së borxheve, mosha e përgjithshme e fillimit të pensionit në Greqi u rrit në 67 vjeç - megjithatë vetëm për ata që kanë hyrë në tregun e punës vetëm pas vitit 1993.

Por kjo me sa duket nuk mjafton. " Po të mos ndryshojë asgjë, për 20 vjet ne do ta shpenzojmë 35 përqind të rendimentit tonë ekonomik për pensionet", paralajmëron Dimitris Sotiropoulos, politolog në Universitetin e Athinës.

384 euro pagë bazë

Alexis Tsipras
Alexis TsiprasFotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Për të mbyllur boshllëkun në të ardhura, ministri i Punës, Jorgos Katroulagos po punon aktualisht për një reformë rrënjësore , detajet e së cilës duhet të negociohen edhe më tej me donatorët e Greqisë. Një gjë duket e qartë: në të ardhmen, çdo grek që ka kontribuar për 15 vjet në arkën e pensioneve do të ketë në muaj një pension prej 384 eurosh të garantuar nga shteti, gjë që konsiderohet minimum absolut i ekzistencës. Kësaj i shtohet edhe një pension tjetër i pjessshëm, shuma e të cilit do të varet nga shuma që është paguar në sigurimet shtetërore për pensionet, por që në asnjë rast nuk do ta kalojë shumën 2300 euro. Ai që do më shumë, me sa duket duhet të kujdeset privatisht. Me këtë edhe në Greqi shtrohet çështja e sjelljes së drejtë ndaj brezave. "Ne mendojmë se ata që do të dalin në pension që prej vitit 2016 në bazë të rregullave të reja, do të përjetojnë shkurtime faktike të pensioneve prej deri 30 përqind. Reforma të ngjashme janë zhvilluar në të kaluarën edhe në vende të tjera, por periudhat e tranzicionit atje kanë qenë më të gjata."

Kontributet sociale rriten

Parlamenti grek
Parlamenti grekFotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Për qeverinë e Alexis Tsiprasit, reforma e pensioneve konsiderohet si kushti më i rëndësishëm për të ashtuquajturin vlerësim të ekonomisë greke nga kredidhënësit, gjë që do të hapë rrugën për një zgjidhje solide të problemit të borxheve. Për këtë synim, kontrollorët e "Kuartetit" (dikur: trojka) pritet që të shkojnë po këtë javë në Athinë.

Për t'i mbajtur nën kontroll reagimet ndaj kursimit të pensioneve, qeveria greke ditët e fundit po shfrytëzon ditët e fundit një alternativë: shkurtimet do të shmangen sa të jetë e mundur, në vend të kësaj do të rritet shumë kontributet sociale. Si për punëmarrësin, ashtu edhe për punëdhënësin, pagesat e detyrueshme në arkën shtetërore të pensioneve pritet të rriten me rreth një përqind. Kontributet e të punësuarve privatisht pritet të rriten edhe më shumë.