1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Në sektorin e ndërtimit bien këmbanat e alarmit.

Aram Ekin Duran
19 Nëntor 2018

Rreth dy milionë vetë janë punësuar në sektorin e ndërtimit në Turqi. Por rëniet e çmimeve të pasurive të paluajtshme janë kthyer në problem për këtë degë. Qeveria përpiqet të marrë masa, ekspertët janë skeptikë.

https://p.dw.com/p/38VZI
Türkei Istanbul Taksim Moschee Bauarbeiten
Fotografi: DW/Aram Ekin Duran

Qeveria turke i adhuron urat mahnitëse, ndërtesat e larta dhe të mëdha, si dhe hapjen e qendrave të kushtueshme tregtare. Projekti i tanishëm kryesor në sektorin e ndërtimit është aeroporti i ri i Stambollit, që thuhet se është më i madhi në botë. Sinjali i dëshiruar i qeverisë: zhurmë në ndërtimtari.

Për 15 vjet me radhë, industria e ndërtimit është konsideruar si forca lëvizëse e ekonomisë turke. Tani megjithatë po kumbojnë këmbanat e alarmit. Pothuajse dy milionë njerëz punojnë për kompanitë e ndërtimit. Por, kompanitë janë të zhytura shumë në borxhe, shuma e borxheve llogaritet të jetë më shumë se 60 milionë euro. Përveç kësaj, kërkesa për shërbimet e ndërtimit në vend është në rënie dhe shitjet e pasurive të paluajtshme po bien me dhjetë për qind në muaj.

Tani, qeveria turke është e detyruar të shpëtojë sektorin e madh të ndërtimit nga rënia, që vitin e kaluar përbënte 4.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Me sa duket, një paketë ndihme po krijohet aktualisht në Ankara. Megjithatë, ekspertët janë skeptikë, nëse masat e planifikuara kanë kuptim. Problem i industrisë duket të jetë se bumi i madh, i cili  ishte dukshëm i fryrë artificialisht. 

Për kompanitë e ndërtimit do të ishte më e lehtë që për t'u rritur të marrin kredi afatgjata, të mëdha dhe të lira, thotë kolumnisti financiar Uğur Gürses. "Për një kohë të gjatë, sektori i kredive ishte në gjendje të merrte kredi me një përqind interes, gjë që nxiti kërkesën për pasuri të paluajtshme dhe çoi në një bum ndërtimi", tha Gürses.

Që nga 2016-ta pamja e bukur mori çarjen e parë. Pas përpjekjes për grusht shteti, dy vite më vonë, në korrik të 2018-tës, si dhe zhvillimet pasuese politike gjithashtu kanë përkeqësuar ekonominë, gjë që çoi në rënien e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Gjithnjë e më pak kapital qarkullonte në Turqi, thotë Gürses, i cili ka çuar në një problem serioz financiar sektorin e ndërtimit. Kohët e fundit ka pasur fushata ndërtimi për ta zgjidhur këtë problem.

Moschee Projekt Istanbul Taksim
Fotografi: DW/A.E.Duran

Sipas ekspertit financiar, mbështetësit e tyre më të mëdhenj janë bankat publike, por burimet e tyre financiare janë shteruar gradualisht. Sipas të dhënave të shtatorit 2018 të mbikqyrjes Bankare Turke (BDDK), kreditë dhënë industrisë së ndërtimit përbëjnë 15 përqind të të gjitha kredive në Turqi. Në të kundërt, sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave (TÜIK), shitja e apartamenteve në shtator 2018 është ulur me 9.2 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, po ashtu edhe numri i shtëpive që ndryshuan pronarë, ka rënë madje me 14 përqind.

"Afro 800.000 prona të pashitura"

Qeveria në Ankara tani dëshiron ta ndihmojë sektorin e ndërtimit me një pakt financiar. Siç raportojnë mediat turke është planifikuar që kompania gjysmë- publike "Emlak Konut" ka blerë shtëpi dhe ndërtesa të pashitura. Prandaj, 30 për qind e çmimit të shitjes do të rrjedhë tek kontraktorët, me pjesën tjetër do të hiqet pjesa e madhe e borxheve të shitësve.

Deri tani, Ministria e Ekonomisë nuk i ka konfirmuar dhe nuk i ka mohuar zyrtarisht këto raporte. Por a mund të ndihmohet sektori i ndërtimit nga kriza në këtë mënyrë? Nazmi Durbakaym është kryetar i Shoqatës së Kontraktorëve të Ndërtimit të Stambollit. Ai thotë se ende nuk dihet se si qeveria do të merret në të ardhmen me pasuritë e patundshme të pashitura. Por Durbakayım ka shpresë. "Në Turqi aktualisht ka afro 800.000 prona të pashitura, dhe ne presim që me programin pas inventarit të qeverisë, këto prona do të shiten brenda tre deri në pesë muaj".

"Kërcënimi ndaj sektorit bankar"

Mbi të gjitha, një zgjidhje e shpejtë për problemin e borxhit tani duket e domosdoshme. Yalçın Karatepen, profesor i ekonomisë në Universitetin e Ankarasë, thotë se problemet e industrisë së ndërtimit ndjehen edhe në fusha të tjera për shkak të afërsisë së sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Aktualisht, kompanitë e ndërtimit nuk mund të paguajnë borxhet e tyre që kanë arritur vlerën në 60 miliardë euro, tha Karatepe. „Ky rrezik i kredive aktualisht përbën një kërcënim serioz për sektorin bankar."

Zgjidhja e ofruar e qeverisë që t'i blejë vetë pasuritë e pashlyeshme sipas vlerësimit të shkencëtarit duket të jetë e pakuptimtë, sepse sipas tij do të thotë se atëherë shteti do të futej në borxhe."A do t'i blejë qeveria në të ardhmen edhe makinat që askush nuk dëshiron?" pyet Karatepe. Programi i ndihmës vetëm do të lehtësonte simptomat, por nuk do të luftonte shkaqet. "Por nëse e bëni këtë, do të thotë se shteti po merr borxhin e sektorit të ndërtimit dhe po paguan për taksapaguesit për të gjitha problemet". Një hap i parë drejt një zgjidhjeje realiste është pranimi se ekziston një krizë në sektorin e ndërtimit.