1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Nga Ankaraja në Stamboll për drejtësi dhe liri

9 Korrik 2017

Tri javë më parë, kryetari i partisë më të madhe opozitare turke, CHP, Kemal Kilicdaroglu nisi në këmbë një marshim prej 400 kilometrash. Të dielën në Stamboll u zhvillua manifestimi përmbyllës.

https://p.dw.com/p/2gDka
Türkei Protestmarsch Oppositionspartei CHP | Kemal Kilicdaroglu in Istanbul
Fotografi: Reuters/O. Orsal

Në mbyllje të marshimit të protestës, CHP priti të dielën (09.07) qindra mijëra vetë në Stamboll. Manifestimi në lagjen Maltepe u zhvillua nën masa të forta sigurie.

Kemal Kilicdaroglu e pati nisur marshimin e protestës nga Ankaraja për në Stamboll më 15 qershor. Ai kërkon hapa të tjerë, si mund të rivendoset "drejtësia" në Turqi. Mbështetja për demonstratën u shtua gradualisht dhe së fundi në marshim morën pjesë disa mijëra pjesëmarrës.

"Klimë frike"

Demonstrata drejtohet kundër politikës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij islamike-konservatore. Shkas për protestën u bë dënimi i deputetit të CHP, Enis Berberoglu me 25 vjet heqje lirie, për shkak të nxjerrjes së sekretit.

Türkei Protestmarsch Oppositionspartei CHP um Kemal Kilicdaroglu in Istanbul
Fotografi: Reuters/O. Orsal

Kilicdaroglu kritikoi javën e shkuar përballë Agjencisë Gjermane të Lajmeve, dpa, që në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur pas përpjekjes për puç, në Turqi është përhapur një "klimë frike".

Si kryeministri Binali Yildirim, ashtu edhe Presidenti Erdogan e kanë akuzuar Kilicdaroglu-në dhe mbështetësit e tij se bashkëpunon me organizata terroriste. Kryetari i CHP ka bërë thirrje herë pas herë që të mos bihet pre e provokimeve.

Në prill turqit votuan me një shumicë të vogël pro për një ndryshim të kushtetutës, që ngjalli debate, me të cilin Erdogani fiton më shumë pushtet. Opozita e akuzon qeverinë për mashtrim në zgjedhje. Kilicdaroglu tha se vendimi kundër Enis Berberoglu qe "pika që e bëri të derdhet fuçinë". Nuk qe e mundur që të tolerohet më situata. "Ne qemë të detyruar që të protestojmë kundër kësaj dhe të artikulojmë kërkesat nga të gjitha pjesët e shoqërisë", tha Kilicdaroglu.