1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Valë e re masash kundër përkrahësve të Gylenit

7 Janar 2017

Pushime masive të përkrahësve të Gylenit nga puna dhe zgjatje e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi.

https://p.dw.com/p/2VRI7
Türkei Polizei-Hauptquartier in Ankara nach dem Putschversuch
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Merey

Mbi 6,000 vetë kanë humbur vendin e punës, ndër ta 2,687 policë, 1,699 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe qindra akademikë dhe punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Gazeta Zyrtare e Turqisë.

Po ashtu qeveria turke gjithashtu deklaroi të premten se ka të drejtë të shesë kompanitë e konfiskuara gjatë spastrimeve disamujore kundër mbështetësve të pretenduar të klerikut Fethullah Gylen. Po ashtu qeveria urdhëroi dhe mbylljen e mbi 80 shoqatave për "veprimtari që ndikojnë ndaj sigurisë së shtetit."

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe AKP-ja në pushtet e akuzojnë Gylenin që jeton në SHBA se drejton një shtet paralel dhe ka organizuar grushtin e dështuar të shtetit korrikun e kaluar. Si përgjigje ndaj përpjekjes për grusht shteti qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisi një goditje të paparë kundër të gjithë të dyshuarve për bashkëpunim me Gylenin. Vala e fundit e shkarkimeve nga detyra e çoi numrin e përgjithshëm të zyrtarëve të spastruar në rreth 120,000 vetë. Rreth 41,000 vetë janë burgosur.

Türkei Festnahmen während einer Demonstration
Fotografi: Getty Images/AFP/O. Kose

Shtimi i masave të sigurisë

Sipas njoftimeve të fundit qeveria ka miratuar edhe një dekret sipas të cilit qytetarë turq të dyshuar që janë jashtë vendit, mund ta humbasin nënshtetësinë e tyre nëse nuk kthehen në vend brenda tre muajve.

Gjithashtu Ankaraja u lejon rojeve private të sigurisë që në kushte të caktuara të mbajnë armë kur janë në krye të detyrës. Ky veprim është një përgjigje e qartë ndaj aktit terrorist në një klub nate terrorist ku gjetën vdekjen 39 vetë.

Parlamenti votoi në fillim të kësaj jave edhe për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Shumë zyrtarë ndërkombëtarë i kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur masat e jashtëzakonshme, duke thënë se ato përdoren edhe kundër të gjithë kundërshtarëve të kampit qeverisës.