1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia laike në rrezik?

Ulrich Pick6 Shkurt 2008

Ditën e mërkurë edhe të shtunë paralamenti turk sipas të gjitha gjasave do të votojë në dy seanca për shfuqizimin e ligjit për ndalimin e mbajtjes së shamisë së kokës për studentet e universitetit.

https://p.dw.com/p/D3LQ
Demostratë kundër ndalimit të turbesë, Stamboll 2 shkurt 2008
Demostratë kundër ndalimit të turbesë, Stamboll 2 shkurt 2008Fotografi: AP

Partia qeverisëse për drejtësinë dhe zhvillimin (AKP) dhe ajo opozitare e lëvizjës nacionaliste (MHP) kanë përgatitur ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe mbajnë edhe mazhorancën parlamentare me dy të tretat. Partia tjetër opozitare, partia republikane (CHP) e sheh laicizmin në Turqi në rrezik.

Vajzë me turbe
Vajzë me turbeFotografi: picture-alliance/ ZB

"Fillimisht kisha menduar të studioja jashtë. Por gjithmonë them: po unë jetoj në një vend me shumicë myslimane, pse nuk lejohem të shkoj me shami në univeristet. Kjo është e pakuptimtë, apo jo?"

Që në vitin 1989 në Turqi zhvillohet debati për ndalimin e shamisë tek studentet- kjo mbi bazën e dy vendimeve të Gjykatës kushtetuese. Sepse gjykatësit e interpretuan shaminë e kokës si simbol politik që bie ndesh me Turqinë laike. Kryeministri turk konservativ islamik, Rexhep Taip Erdogan ka mendim tjetër. Ai e sheh ndalimin si kufizim të së drejtës për arsim, prandaj ai do ta ndryshojë kushtetutën dhe do t'u mundësojë gravë të mbuluara vajtjen në universitete. "Ne ndjekim një qëllim të vetëm: t'i çlirojmë studentet në univeristete nga një ndalesë e tillë. Nuk po bëjmë ndonjë tjetër të fshehtë. Hapat tonë kanë të bëjnë vetëm me universitetin."

Në pazar në Stamboll
Në pazar në StambollFotografi: Picture-Alliance /dpa

Për këtë hap partia qeverisëse e Erdoganit, partia për drejtësinë dhe zhvillimin është bashkuar me partinë opozitare të lëvizjes nacionaliste. Të dyja së bashku kapin mazhorancën prej dy të tretat, sasi kjo e nevojshme kjo për të ndryshuar kushtetutën. Megjithë mazhorancën e qartë partia kemaliste republikane CHP e shikon të rrezikuar laicizmin në Turqi. Në fundjavë rreth 100.000 vetë dolën në protesta kundër ndryshimit të kushtetutës. Udhëheqësi i partisë republikane, Deniz Baykal u betua se lejimi i turbanit, siç i thuhet shamisë në Turqi do të ketë pasoja të rënda në Turqi: "Sot nuk bëhet fjalë turban apo jo turban. Jo Bëhet fjalë për një çështje ekzistenciale, nëse në Turqi do të ekzistojë në të ardhmen kushetuta laike apo jo. Po qe se lejojmë që feja të ndikojë në çështjet themelore tek shteti, drejtësia dhe arsimi, do ta shohim ku do të na çojë kjo, mbetet ose të presim ose të tregojmë shmbujt Irak, Iran, Palestinë dhe Liban."

Myslimane
MyslimaneFotografi: AP

Analistët e quajnë të ekzagjeruar shqetësimin e kemalistëve, se shfuqizimi i ndalimit të shamisë në universitete do të çojë në drejtim të Turqisë islamike. Përveç kësaj edhe BE është shprehur për heqjen e një ligji të tillë.

Rregulli i ri pas ndryshimit të kushtetuëts shpejgon se si duhet të lidhet shamia. Duhet që me rregullin ere lidhja të jetë e tillë që të shihen flokët dhe nyja të vendoset në fund të mjekrës.