1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia synon të vendosë me ligj ndalimin e tradhtisë bashkëshortore

Baha Gyngër14 Shtator 2004

Në parlamentin e Ankarasë vendoset një paketë e re ligjore, e cila do të mundësojë tratativat e bisedimeve të pranimit të Turqisë në Bashkimin evropian. Në këtë paketë parashihet mprehja e ligjit kundër rasteve të torturës ose mbrojtja më e mirë e të drejtave të njeriut. Për diskutim qëndron edhe ndalimi me ligj i tradhtisë martesore, një ligj ky që është mjaft i diskutueshëm jo vetëm në Bashkimin Evropian por edhe në Turqi

https://p.dw.com/p/ArGU
Kryeministri turk Erdogan
Kryeministri turk ErdoganFotografi: AP

U përfol se në rast se çdo gjë shkon mirë me Turqinë dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin evropian do të rregullohen ashtu si duhet, atëherë nuk do të vonojë shumë dhe do të shfaqen dështimet. Këtë herë nuk ishin ushtarakët edhe as nacionalistët ata që po i mjegullojnë marrëdhëniet me Bashkimin evropian. Janë pikërisht deputetët konservativë fetarë, që kanë shumicën në partinë qeverisëse të Erdoganit, të cilët po bëhen shkak për irritime në shkallë ndërkombëtare dhe që po ndryshojnë kështu mendimin evropian për pjekurinë e Turqisë si vend i mundshëm anëtar i B.E.-së

Fakt është që partia për drejtësi dhe zhvillim, AKP, qysh prej marjes së pushtetit para dy vjetësh ka zhvilluar mjaft reforma, duke i lënë pas të gjitha administratat e mëparshme të partive qeverisëse. Aktualisht Turqia nuk ka qenë kurrë kaq afër objektivit të saj për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, si kusht bazë për tratativa të suksesshme bisedimi me Bashkimin evropian. Me 346 paragrafe të modifikuara apo të reja synohej që e drejta juridike turke t'i përshtatej normave evropiane.

Por tanimë me rivendosjen me qëllim të kategorizimit të tradhtisë bashkëshortore si akt penal, inciiuar kjo nga forcat fundamentaliste, po hidhet hije mbi aspektet pozitive të reformës juridike në Turqi. Si akt penal dënohet kështu flirtimi në ambiente publike. Ligji i ri parasheh edhe mbylljen e shtëpive publike, dhe kontroll të organeve gjenitale në rast dyshimi.

Ky është është një zhvillim i ri me karakter frenues për vendin.
Tradhtia bashkëshortore dënohet me ligj? Evropianët nuk mund t'u besojnë veshëve, dhe kjo tre javë para botimit të raportit të Komisionit evropian mbi përparimet e Turqisë në çështjen, raport ky i cili parashihet si një bazë për një vendim të qartë të Këshillit evropian për fillimin e bisedimeve të pranimit të Turqisë në Bashkimin evropian.
Kush e shkakton kështu vetë dëmin, nuk duhet të çuditet për shpotinë. Cfarë do të ndodhë kur një çift shkon me pushime pa celebrim dhe merr një dhomë dyshe. Çfare do të ndodhë nëse të rinj përqafohen gjatë vallëzimit? Çfarë do të ndodhë nëse një çift ndahet dhe shih të martuarit gjejnë një partner të ri? Duhet që ata të shkojnë deri në dy vjet në burg? Kush e njeh sot realitetin turk do t'a cilësonte këtë si absurde.
A duhet lënë për këtë Turqia jashtë? Më së shumti Evropa duhet të ndjejë përgjëgjësinë për një dalje të Ankarasë nga shinat evropiane. Duke përmendur këtu se nuk ka asnjë partner tjetër më të besueshëm për Bashkimin evropian se sa qeveria e konservativëve të Erdoganit, duhet që Bashkimi evropian të bëjë të gjitha përpjekjet me qëllim të moslënies në baltë të shumicës së popullit turk, e cila në kundërshtim me fanatikët fetarë ndjehet evropian. Sigurisht që Turqia duhet të pranojë se nëse futesh në klubin evropian atëhëre duhet të pranosh edhe rregullat e tij. Dhe e drejta evropiane për familjen disponon ligje të tjera, që theksojnë atë se, në një demokraci, familja mbrohet ndryshe, jo nga ligji për dënimin e tradhtisë bashkëshortore. Por shpresa vdes e fundit, dhe në politikën turke akoma ekziston ajo, pra shpresa se në fund do të fitojë arsyeja.