1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

U hap festa e birrës në Gjermani

Rudolf Erhard20 Shtator 2004

Birra bavarese ka filluar te rrjedhë që të shtunen paradite në festën e birrës në Mynih. Kryetari i bashkisë së Mynihut hapi në orën 12-të, me tre goditje fucinë e parë të birrës, duke deklaruar të hapur për të 171 herë këtë festë tradicionale popullore

https://p.dw.com/p/Ar5j
Simboli i Festës së birrës
Simboli i Festës së birrësFotografi: dpa

Festa e birrës është festa më e madhe dhe më e njohur popullore në botë. Për herë të parë kjo festë u festua me 12 Tetor të vitit 1810 me rastin e martesës të mbretit të arshëm të Bavarisë, Ludvigut të parë me princesën Teresa nga Saksen. Princi trashëgimtar i kurorës mbretërore ftoi popullin e Mynihut në një feste madhështore, që do të zgjaste 5 ditë. Festa u mbyll me një garë kuajsh në një fushë pranë portave të qyteti të Mynihut, e cila që atëhere mban emrin "Fusha e Teresës". Tendat e mëdha të birrës u ndertuan për herë të parë në fund të shekullit të 19-të. Sot ka 19 cadra gjigande me rreth 100 mijë vënde për tu ulur. Rreth 6 milionë njerëz do të vizitojnë këtë vit festën. Festa më e madhe popullore e botës do të zgjasë deri më 3 Tetor.

Shumica e vëndeve në tendat e birrës, u zunë që dy orë, përpara se të hapej fucia e parë në orën 12.
"Ne do te kërkojme gjithë diten shokë për të pirë"- tha nje amerikan. Gjithandej në Amerikë organizohen festa birre te vogla, por kjo këtu është nëna e gjithë festave të birrës".


Megjithë mungesën e turistëve amerikanëve në vitet e kaluara, ketë vit ata përbëjnë 15 perqind e vizitorëve të huaj e do ta shpien mbi 6 milion numrin e pjesëmarresve në këtë festë.


Amerikanët shpenzojnë shumë para, thotë Albert Ditrih, drejtori i Zyrës së Informacionit për Mynihun. "Amerikanët po vijnë përsëri. Ata dallohen menjehëre sepse mbajnë kapelet tona tradicionale. Ne jemi shumë të kënaqur me ta, sepse ata janë një faktor shumë i rëndësishëm ekonomik"- thote ai.

Amerikanët mbajnë gjithë kohës gjatë festës kapele edhe pse disa nga ta duken shumë qesharakë. Për shembull kjo kapele barrdhë e blu në formë te një krikëli birre."Ne jemi Amerikanë. Ketë do ta marrim me vete ne Amerikë, kapele shumë e bukur".


Vetëm tre goditje ndaj kunjit ju deshën këtë vit krybashkiakut të Mynihut, për të hapur fucinë e parë. Mbas 11 herësh hapje te festes ai tashmë është bërë një profesionist. Një krikëll birre një litërsh e prodhuar extra për festën, kushton dicka më pak se 7 euro. Një cmim ky që nuk ju pelqen kamarjerëve.
"6 euro e 95, fatkeqesisht"- thote nje kamarier.
Po pyesim kamarjerët nëse ky cmin është i favorshëm për bakshishin.
"Jo, por duhet te themi se një pjesë e vizitorëve janë shumë bujar. Shumë nga ata thonë 7 euro e 50, duke lenë kështu 50 cent bakshish"

Një kollege thotë: "Cmimi mbi 7 euro do te më e leverdisëshme për ne, por megjithatë ne jemi të kënaqura.- thote nje grua kamariere. Çmimet tek 322 dyqanet dhe 47 restorantët, janë pothuajse në të njëjtin nivel te lartë. 7 euro e 50 për një gjysëm pule, 2 euro e 50 një qese me bajame të pjekura si dhe ajo qe nuk duhet te mungoje, "Vizenhercl" një zemër prej ëmbelsire që varet në qafë, kushton nga 2.50 deri në 25 euro.
Dy milion euro ka kushtuar karoseli më i madh i botës, i cili të rrotullon me kokë poshtë në 50 metra lartësi.
"Shumë kishin frikë në karosel por asnjërit nuk ju trazua stomaku. Ma merr mendja nga frika e madhe njerëzit harrojnë se po trazohet stomaku"- thote nje nga pjesemarresit.