1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

261010 EU Hedgefonds

27 Tetor 2010

Gati dy javë para samitit të 20 vendeve të industrializuara dhe atyre në ekspansion (G20) në Korenë e Jugut, Bashkimi Evropian ka rënë në ujdi për ashpërsimin e rregullave për Hedgefondet tepër spekulative.

https://p.dw.com/p/PoUt
Komisari i Bashkimit Evropian për politikën e brendshme Michel BarnierFotografi: AP

Të martën (26.10) ndërmjetësues të BE-së dhe Parlamentit Evropian bënë në Bruksel një marrëveshje për kontrollimin e menaxherëve të hedgefondeve, vëllimi i të cilave llogaritet rreth 2000 miliardë euro në Evropë. Rregullat e reja do të vihen në zbatim nga viti 2013. Komisari i Bashkimit Evropian për tregtinë e brendshme, Michel Barnier, nuk e fshehu dot krenarinë për marrëveshjen e arritur. "Kjo është hera e parë që një sektor i madh i degës së shërbimeve financiare të futet brenda kuadrit të një rregullimi."

08.12.2008 DW-TV Global 3000 hedgefonds
Hedgefondet konsiderohen tepër spekulativë

Rregulla të harmonizuara për kontrollin e hedgefondeve në BE

Menaxherët e fondeve, që veprojnë në BE, në të ardhmen duhet të regjistrojnë veprimtaritë e tyre. Krahas kësaj ata duhet t'i hapin "kartat" e strategjive investuese dhe rreziqeve të tyre. Për fondet nga shtetet e treta nga viti 2015 është planifikuar një e ashtuquajtur pashaportë evropiane si biletë hyrëse për në BE. Rezistencën më të madhe kundër këtyre reformave e bëri Londra, ku edhe gjenden të alokuara pjesa më e madhe e hedgfondeve. Por Sharon Bowles, kryetare e Dhomës së Ekonomisë në Parlamentin Evropian nuk sheh disavantazhe për Londrën dhe pjesën tjetër të BE-së: "Mendoj se është një gjë shumë e mirë që kemi më në fund rregulla të harmonizuara në të gjithë Bashkimin Evropian. Disa harrojnë që në Londër ekziston ndërkohë një autoritet mbikyrës dhe ka kushte sigurie për hedgefondet. Mendoj pra që London City nuk ka pse të shqetësohet."

Bashkëveprim me amerikanët

Komisari i BE-së për tregtinë e brendshme Michel Barnier është krenar edhe për një arsye tjetër. BE do të udhëtojë për në samitin e G20-s në Seul me një paketë të re rregullash për hedgefondet. Me këtë ai do në radhë të parë të bindë amerikanët: "Ne e plotësojmë kuadrin në përputhje me vendimet e G20-s. Dhe unë do të shkoj në SHBA dhe do të punoj së bashku me autoritetet amerikane me qëllim që të garantohet marrja paralel e vendimeve ngta të dyja anët e Atlantikut."

Belgien Finanzminister Didier Reynders
Ministri belg i Financave Didier ReyndersFotografi: AP

Ujdia e arritur është finalja e një procesi të vështirë negociatash mes Komisionit Evropian që bën propozimet, Parlamentit dhe Këshillit të shteteve anëtare. Ministri belg i Financave dhe President i Këshillit Didier Reynders kishte detyrën e vështirë të ndërmjetësimit. Megjithatë ai nuk ka ndërmend të festojë:

"Ne do ta festojmë këtë në fund të vitit pas vendimit tjetër, është më mirë. Momenti më i rëndësishëm ishte të bindnim shtetet anëtare të pranonin shumë nga kërkesat e Parlamentit. Kjo u arrit në takimin e fundit të ministrave të Financave dhe Ekonomisë. Tani në fund u bë fjalë vetëm për hollësira." Kompromisi i arritur nga BE duhet të miratohet në nëntor nga Parlamenti, por kjo është thjesht një procedurë formale.

Autor: Christoph Hasselbach/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica