1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Frikë për beteja në qytetet e mëdha

PP (dpa, Reuters, AFP)6 Korrik 2014

Pas rimarrjes së Slovjanskut dhe Kramatorskut nga ushtria ukrainase separatistët prorusë po depërtojnë në qytetet e mëdha.

https://p.dw.com/p/1CWYs
Fotografi: Getty Images

Në mes të përpjekjeve për një armëpushim ushtria ukrainase pas disa javësh luftime rimori dy qendra të separatistëve, bastionit të rebelëve Slovjansk dhe bazën e mbështetjes së tyre në Kramatorsk. Rebelët prorusë u tërhoqën nga këto zona në drejtim të Donetskut. Qeveria qendrore në Kiev u shpreh për "një prej fitoreve më të mëdha" që nga fillimi i "aksionit antiterrorist të" mes të muajit prilli.

Poroshenko njofton vazhdimin e ofensivës

Në sukseset e ushtrisë ukraninase në Slavjansku dhe Kramatorsk Petro Poroshenko sheh të konfirmuar qëndrimin e tij për të mos e zgjatur armëpushimin që afati i të cilit kishte marrë fund ditën e hënë. "Kryengritësit nuk e mbështetën armëpushimin. Tani ata marrin po dënimin e merituar." - tha presidentit ukrainas, duke bërë thirrje për vazhdimin e ofensivës kundër separatistëve prorusë.

Ukraine Präsident Petro Poroschenko 16.06.2014
Fotografi: picture-alliance/dpa

Pavarësisht fitores gjendja në Ukrainë sipas Poroshenkos vazhdon të mbetet shumë e komplikuar. "Unë jam larg të qenit euforik. Situata mbetet shumë e komplikuar. Terroristët po depërtojnë tani në qytetet e mëdha," paralajmëroi Poroshenko në Kiev duke pasur parasysh tërheqjen e shumë kryengritësve në Donetsk dhe zonat përreth.

Njësi të mëdha separatistësh dhe armatimesh në Donetsk

Rebelët nuk u shprehën për humbje. Luftëtarët nuk kishin ikur nga Slavjansku prej ushtrisë, por vetëm sa kishin ndryshuar pozicionin për të mbrojtur popullsinë civile, tha drejtuesi i separatistëve Andrej Purgin. "Rezistenca jonë nuk është thyer." - theksoi ai.

Ukraine - Ukrainische Soldaten erobern Sloviansk
Fotografi: Reuters

Ndërkohë në Donetsk njoftohet se po arrijnë njësi të mëdha separatistësh. Të shtunën në mbrëmje në hyrje të qytetit janë janë parë edhe tanke si dhe automjete të tjera ushtarake të blinduara, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass. Separatistet thuhet se u përpoqën të qetësojnë popullsinë me fjalë të tilla si: "Mos u shqetësoni, këto nuk janë tanket, prej të cilëve duhet të frikësoheni". Rebelët e armatosur u përfshinë menjëherë në vijat e mbrojtjes përreth Donetskut.

Rebelët vazhdojnë të shpresojnë për ndihmë ushtarake nga Kremlini dhe një ofensivë të trupave ruse. Kurse praparojat e rebelëve, që duhet të siguronin tërheqjen e shokëve të tyre nga Slavjansku dhe Kramatorsku, u qëlluan të shtunën në mbrëmje dhe duke u gjdhirë e diela prej trupave të artilerisë.