1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina kërkon nga Rusia dëshmi për akuza

rk/kle (afp, dpa, rtr)12 Gusht 2016

Gjendja në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë po tensionohet. Rusia akuzon Ukrainën për terror dhe ka dërguar trupa shtesë, ndërsa Ukraina ka shpallur gjendje gatishmërie.

https://p.dw.com/p/1Jh8t
UN Sicherheitsrat Ukraine
Fotografi: picture-alliance/dpa/A.Lohr-Jones

"Ku janë dëshmitë, nëse vërtetë është ashtu siç thuhet në Moskë?" Shpjegime, fotografi, video - çfarëdo qoftë?" Kështu u shpreh ambasadori i Ukrainës në OKB, Vlodimir Jelçenko gjatë seancës së jashtëzakonshme të Këhillit të Sigurimit në Nju Jork. Deri tani janë dëgjuar vetëm fjalë. Rusia ka stacionuar në kufirin me Ukrainën dhjetra mijëra ushtarë. "Këto të dhëna janë një lajm i keq", thotë diplomati ukrainas.

Mbeten vetëm shpresat

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitalij Çurkin i tha reporterëve se Ukraina në Krime ka bërë "një sabotazh të qartë dhe vepër terroriste". Sulmet tregojnë se "në Ukrainë po mbizotëron kaos". "Duart larg nga sabotazhet dhe terrorizmi - kjo është një këshillë e mirë." Të dy ambasadorët shpresojnë se gjendja nuk do të përshkallëzojë. Seanca urgjente u mbajt me kërkesën e Ukrainës.

SHBA ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen dhe ka kërkuar prej palëve që problemet t'i zgjidhin me mjete paqësore. SHBA-ja ka një qëndrim të qartë: Krimeja është pjesë e Ukrainës, theksoi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme amerikane. Ukraina ka shpallur gatishmërinë e trupave të veta, pas paralajmërimeve nga Rusia se do të zgjerojë prezencën ushtarake në Krime. Më parë Rusia i ka quajtur si akte terroriste arrestimet e një agjenti dhe një ushtari rus.

Ukraine Urzuf bei Mariupol Militärübung
Manovër ushtarake në MariupolFotografi: picture-alliance/dpa/I. Gorbasyova

Ukraina dërgon vëzhgues në Krime

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka akuzuar Ukrainën për "terror". Ndëra Kievi i ka hedhur poshtë këto akuza. Jelçenko tha se Ukraina ka kërkuar nga OKB-ja, Kryqi i Kuq dhe Bashkimi Evropian që të dërgojnë vëzhgues në Krime dhe të marrin në pyetje personat e arrestuar, të cilët janë të pandehur se kanë planifikuar sulme. Rezultati i marrjes në pyetje duhet të bëhet publik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha ambasadori.