1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Unë jam i hapur kundrejt gjermanëve - thonë polakët

Tomas Rautenberg29 Tetor 2006

Të hënën, më 30 tetor, kryeministri polak Jarovslav Kaszcynski do të pritet në Berlin për një vizitë zyrtare. Në marrëdhëniet gjermano-polake jo çdo gjë shkon mirë

https://p.dw.com/p/Aqyu
Makinat kanë bllokuar rrugën. Kufiri gjermano-polak
Makinat kanë bllokuar rrugën. Kufiri gjermano-polakFotografi: AP

Në verë ishte një satirë gazete që e nxehu pa masë presidentin polak Lech Kasczynski, debatohet për mënyrën se çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj dëbimit të gjermanëve nga Polonia pas Luftës së Dytë Botërore, një incident i kohëve të fundit në detin Balltik i nxehu përsëri gjakrat.

Të rinjtë, që ndodhen këtë pasdite në birrarinë e këndshme "Harenda" që ndodhet pranë qendrës së vjetër të qytetit të Varshavës, mohojnë kur unë i pyes për paragjykimet e tyre ndaj gjermanëve: "Unë nuk kam probleme me gjermanët, unë jam i hapur ndaj këtij kombi. Për mua nuk ka më kujtime të dhimbshme, ndoshta për gjyshërit e mi mund të ketë. Sipas mendimit tim njerëzit nuk duhet të vazhdojnë të merren me historinë e kaluar por të përqëndrohen më shumë në të ardhmen dhe të përpiqen për marrëdhënie më të mira gjermano-polake. Ne udhëtojmë shpesh për në Gjermani. Ne kemi të njohur atje dhe unë dua që ne të vazhdojmë t´i ruajmë kontaktet me ta pasi më pëlqejnë ata."

"Ah, kjo politika" dyshimi i të rinjve polakë është mëse i dukshëm. Po të ishte për politikanët polakë ne nuk do të na qeshte buza fare. Dëgjohen fjalë si lufta e patateve, Erika Steinbah - drejtuesja e të dëbuarve gjermanë -, tubacionet naftësjellëse ose konflikti kufitar në detin Balltik.

"Në mes të viteve 90-të një gazetë polake shkruante se në marrëdhëniet gjermano-polake janë trendafilat sipër dhe gjembat poshtë. Sot mund të thuhet pikërisht e kundërta se sipër janë gjembat dhe poshtë trendafilat. Politikanët debatojnë dhe zihen me njëri-tjetrin, por kombet kanë zhvilluar një strukturë shumë solide kontaktesh dhe miqësishë."

Një situatë paradoksale në marrëdhëniet gjermano-polake, e aprovon edhe Lena Kolarska-Bobinska nga Instituti për çështje me publikun në Varshavë: "Marrëdhëniet midis elitave gjermane dhe polake po përkeqësohen, kurse marrëdhëniet midis dy shoqërive po bëhen gjithnjë e më të mira. Shumica e polakëve janë të bindur se marrëdhëniet me gjermanët duhen përmirësuar akoma më shumë. Gjithnjë e më shumë polakë nuk kanë asnjë problem të kenë një shef apo fqinj gjerman."

Megjithatë rreth 20 për qind e polakëve do të votonin për partinë e Kacsynskit "Ligjësi dhe Drejtësi" pra për ata që ndjekin kurs politik kritik ndaj Gjermanisë. Edhe ky është një realitet i Polonisë së sotme. Agnieszka, një studente nga Lublini, shprehet se ajo i shikon se ku janë konfliktet, por mendon se në BE problemet mund të zgjidhen me njëri-tjetrin dhe jo kundër njëri- tjetrit dhe shpreson në vullnetin e mirë të qeverive për bashkëpunim. "Si politikanët polakë ashtu edhe ata gjermanë duhen të synojnë drejt mirëkuptimit dhe jo drejt konfliktit. Përveç kësaj ata duhet të forcojnë bashkëpunimin rajonal në shkencë dhe kulturë. Në këto fusha ka shumë bashkëpunim, por ai duhet të intensiifkohet edhe më shumë.