1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UNDP publikon raportin 'Drejtësia Tranzicionale' në Kosovë

Esat Ahmeti18 Dhjetor 2007

UNDP paraqiti sot në Prishtinë një raport që sjell opinionet e kosovarëve për çështjet e të zhdukurve, të krimeve të luftës dhe pajtimi nga këndvështrimi i drejtësisë

https://p.dw.com/p/CdJs
Rezidenca e UNMIK-ut në Prishtinë
Rezidenca e UNMIK-ut në PrishtinëFotografi: picture-alliance/ dpa

`Pajtimi duhet të shoqërohet nga drejtësia, përndryshe nuk do të ketë fund. Ndërsa ne të gjithë shpresojmë për paqe, kjo paqe nuk bazohet në kosto, por në parime, në drejtësi. Drejtësia kalimtare sillet pikërisht rreth kësaj duke sjellë pajtim'.

Me këtë citat të ish-presidentes të Filipineve, Korazon Akuino i është drejtuar të pranishmëve në prezantim, zëvendësdrejtori i UNDP-së në Kosovë Tetsuo Kondo.

Tre janë çështjet kryesore me të cilat është marrë anketa e zhvilluar nga UNDP: të zhdukurit, çështjet e krimeve të luftës dhe pajtimi nga këndvështrimi i drejtësisë. Disa çështje perceptohen njësoj e disa ndryshe, varësisht nga etnia e të anketuarve. “Shumica e tyre nga të gjitha komunitetet përkrahin zgjedhjen e çështjes të të zhdukurve pa marrë parasysh etninë e tyre. Këtë mendim kanë 97 për qind të shqiptarëve të Kosovës të anketuar, 92 për qind të serbëve të Kosovës të anketuar dhe 93 për qind të pjestarëve të etnive të tjera të anketuar”, thuhet në raport.

'Perceptimet shpeshherë janë të ndryshme, megjithatë ata bisedojnë dhe pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës pajtohet me faktin që mungesa e personave do të jetë zgjidhje pa rëndësi etnike'.

Në pyetjen nëse pjesëtarët e komunitetit tënd kanë bërë krime, rezultatet e anketës tregojnë se ka ndryshime në rezultat varësisht nga etnia. Anketa gjithashtu ka hulumtuar perceptimet e kosovarëve në punën e gjyqeve rreth krimeve të luftës në Prishtinë, Beograd dhe Hagë.

Drejtësia tranzicionale është një proces i rëndësishëm pasi që ajo përfshin një sërë procesesh dhe mekanizmash në përpjekjet e shoqërisë që të ballafaqohet me trashëgiminë e shkeljeve të rënda të bëra në të kaluarën në mënyrë që të sigurohet llogaridhënie, të vihet drejtësia në vend dhe të arrihet pajtimi. Sipas zëvdendësdrejtorit të UNDP Kondo:

'Janë pika të tjera ku opinionet e njerëzve ndalen ose jo, në pikat e raportit. Numri i tyre na tregon se ne kemi shumë për të bërë në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe rajon'.