1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UNICEF: Të ndihmohen fëmijët e Ugandës

Nina Bednarz19 Gusht 2004

Organizta ndërkombëtare për fëmijë UNICEF ka bërë thirrje për mbrojtje të më shumë se një milionë fëmijëve në Ugandë. Në veri të këtij vendi afrikan, qindramijëra djem dhe vajza jetojnë në kampe, në kushte të vështira për jetë.

https://p.dw.com/p/ArSW
Në Ugandë dhuna është bërë përditshmëri
Në Ugandë dhuna është bërë përditshmëri



Apeli i kryetarit të UNICEF-it për Gjermani Reinhard Shlagintvajt, ishte urgjent. Më shumë se një milionë fëmijë refugjatë në Uganda, vend ky i përfshirë nga lufta qytetare, kanë nevojë për ndihma të menjëhershme. Ka 18 vjet që në këtë vend afrikan zhvillohet një luftë qytetare midis "Armatës kryengritëse të zotit" të udhëhequr nga kryengritësi Jozef Koni dhe trupave qeveritare ugandeze. Koni është një bestyt i madh dhe kërkon një regjim që do të qeveriste mbi bazën e dhjetë urdhërave të Biblës. Luftimet, sipas Reinhard Shlagintvajt kanë çuar aktualsith në një katastrofë humanitare. Mungon gjithëçka: ushqimi, uji i pijshëm, ndihma santiare etj.

"1,6 milionë njerëz janë në arrati, territore të tëra kanë mbetur të zbrazta pa banorë. Ka shumë probleme shëndetësore. Ky konflikt ka eskaluar që dy vite kur filluan bisedimet paqësore me Sudanin. Që atëherë "Lordi i ushtrisë së rezistencës" ka humbur strehën në Sudan dhe tani me një energji të dyfishuar kriminale po përpiqet të gjejë strehë në veriun e Ugandës."

Nga lufta në mënyrë të veçantë janë goditur fëmijët. 12.000 fëmijë të moshës jo madhore kënë qenë të detyruar të luftojnë me trupat rebele gjatë dy viteve të kaluara. Ata janë rrëmbyer nga luftetarë rë Konit dhe janë detyruar të kryejnë vepra të tmerrshme, përfshirë dhe vrasjen e njerëzve. Për t´i shpëtuar rrëmbimit çdo mbrëmje nga fshatrat e tyre kanë ikur rreth 60.000 vajza dhe djem të rinj duke gjetur strehim në qytetet më të afërta. Çdo muaj lumenj fëmijësh vërshojnë për të kërkuar strehim në shkolla, kisha dhe rrugë të qyteteve", njofton koordinatorja e UNICEFit në Ugandë Pirko Hajnonen. Në rrugë e sipër gjatë ikjes fëmijët sulmohen dhe përdhunohen. Për të ndihmuar fëmijët, UNICEF ka ngritur strehimore në qytetet e mëdha të Ugandës. Këto strehimore Pirko Hajnonen i viziton vazhdimisht:

"Para pak kohësh isha në një strehimore të tillë dhe kam folur me të rinjtë për rreziqet që kanë përjetuar. Këta fëmijë të moshës jo madhore rrëfejnë për gjëra që të rrënqethin trupin. Ata tregojnë se janë dhunuar natën, se askush nuk i ka ndihmuar dhe se për rreth tyre kanë ndodhur gjëra tronditëse."

Për shembull vajza të reja mbahen si skllave seksi. Në Ugandën Veriore prandaj është rritur edhe shkalla e sëmndjes me virusin Hiv. Lufat ka lënë trauma të rënda tek fëmijët. Që tre vite psikiatri Hubertus Adam në Klinikën e Hamburgut, kujdeset për fëmijët e keqtrajtura në Ugandë. "Fëmijët ushtarë në Ugandë edukohen duke u thën se jeta e njeriut nuk ka vlerë. Fëmijët janë të dëshpruar që prindërit e tyre nuk mund t´i mbrojnë:

"Shumë fëmijë vuajnë për vite të tëra nga sindromi i frikës, depresioni, ndërsa ka raste të përpjekjeve për vetëvrasje. Mendoj, se ndihma që po jep UNICEF për t´u kthyerë përsëri besimin atyre, është tejet njerëzore" thotë Adam.

Një përfundim i kësaj gjendje në Ugandaë nuk duket se do të ndodhë së shpejti. Sipas UNICEF këtij vendi afrikan mudn t´i ndihmojë vetëm një zgjidhje politike e problemit.