1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdojnë tendosjet mes kinezëve dhe uigurëve

10 Shtator 2009

Dy muaj pas trazirave etnike mes kinezëve dhe uigurëve, në provincën Xinjiang, në qytetin Urumqi, gjendja është ende e tendosur. Prej orës 21 deri në 9 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i automobilëve.

https://p.dw.com/p/JZHm
Protesta të reja në UrumqiFotografi: AP

Në Urumqi jetojnë kryesisht kinezët dhe minoriteti mysliman, uigurët. Dy muaj më parë atje shpërthyen trazirat ndëretnike, që si pasojë patën vrasjen e rreth 200 njerëzve. Nga frika e përhapjes së konflikteve, qeveria kineze ka dërguar atje forca të mëdha policore. Në vend se të kërkojnë shkaqet e konfliktit, Kina po përpiqet t'i frikësojë kundërshtarët.

„Duhet shikuar se çfarë mund të bëhet për parandalimin e konflikteve të këtilla. Një prej daljeve me siguri që do të ishte mundësia e integrimit më të mirë të uigurëve proceset e vendosjes. Duhet ringjallur autonominë dhe duhet përshatur atë kohërave të sotme“, thotë Ulrich Delius, i Kongresit Botëror të uigurëve, me seli në Mynih.

Erneute Proteste in Urumqi, China
Fotografi: AP

Uigurët ankohen pa ndërperë. Së pari, ata nuk janë ekonomikisht të barabartë me kinezët. Së dyti, nuk e gëzojnë lirinë e fesë. Dhe së treti, kultura e tyre po zhduket nga dita në ditë, sepse në rajonet e tyre po vendosen gjithnjë e më shumë kinezë.

Resurse të mëdha ekonomike

„Duhet pasur parasyshë domethënien e këtij rajoni për ekonominë kineze. Xinjiang është ndërkohë prodhuesi më i madh i gazit dhe prodhuesi i dytë i vajit në Kinë. Ka dhe sasi të mëdha të xeheve të arit - rreth 40% të sasisë në Kinë. Ka nikel dhe minerale të tjera. Vetëm për këtë shkak rajoni Xinjiang është i një rëndësie të madhe për Kinën. Prandaj Pekini mendon se ka nevojë për kontroll, për të shfrytëzuar këto resurse", thtoë Ulrich Delius.

Trazirat më të reja tregojnë se kontrolli i plotë nuk është vendosur. Gjendja në Urumqi për më shumë se një javë ka shkallëzuar sërish. Ka pasur trazira dhe viktima të reja, pas një serie misterioze të sulmeve. Mbi 500 kalimtarë të rastit janë sulmur me gjilpëra vakcinash. Gjijpërat nuk ishin të helmuara, por sulmet kanë shkaktuar frikë. Autoritetetet e Kinësi i shpallën fajtorë, siç thuhet, "ekstremistët myslimanë". Por fajësimi pa argumente mund të shkaktojë rritjen e urrejtjes, pohon autorja tibetiane Woerse, duke shtuar se gjendja në Xinjiang i ngjanë asaj në Tibet.

„Është shumë vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Xinjiang ëshë një fuçi baroti. Si në Tibet ashtu edhe në Xinjiang kemi rajone autonome. Por në të dyja ato, autonomia është vetëm një fjalë e thatë“, pohon ajo.

Partia në aksion

China KP Kongress in Peking Delegierte
Partia ndihmon!Fotografi: AP

Qeveria kineze ka mobilizuar 7000 anëtarë të partisë, të cilët në Urumqi duhet të shkojnë nga dera në derë, në përpjekje për të shtendosur gjendjen. Por autoritetet kineze dërgojnë sinjale kundërthënëse. Në njërën anë përpiqen ta shtensionojnë gjendjen, ndërsa në anën tjetër hedhin benzin në zjarr.

Këtë dëshmon edhe shebulli i fundit me blerjen e shtëpisë së mallrave të Rebiya Kadeer, e cila për shumë uigurë është figurë simbolike. Për vite të tëra ajo ka luftuar për të drejtat e uigurëve dhe ka qenë në burgjet e Kinës, deri në dëbimin e saj në SHBA. Qeveria kineze e akuzon atë për paknaqësinë e uigurëve. Ndërsa agjencia e lajmeve Xinhua njofton se shtëpia e mallrave e Rebiya Kadeer do të rrënohet, me shpjegimin se janë çarë muret e godinës dhe se ajo më nuk është stabile. Por këtë nuk e beson askush.

Autor: Petra Aldenrath

Redaktoi: Bahri Cani