1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon greva e sindikatës së makinistëve në Gjermani

16 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CHvi

Miliona klientë të hekurudhës gjermane edhe sot do të përballen me vështirësi udhëtimi si pasojë e grevës së sindikatës së makinistëve gjermanë GDL. Ajo e ka zgjeruar grevën e saj e cila nga dje ka përfshirë edhe transportin e personave të shoqërisë së hekurudhave Deutsche Bahn. Qindra mijëra udhëtarë janë të detyruar të përdorin mjete të tjera transporti për të shkuar në punë. E prekur është veçanërisht lindja e Gjermanisë ku shumë makinistë janë të organizuar në sindikatë. Punëdhënësit dhe sindikata vazhdojnë të kenë pozicione të papajtueshme. Me anë të saj sindikata kërkon të sigurojë një kontratë kolektive. Deutsche Bahn i ka refuzuar këto kërkesa duke argumentuar se dëmi makroekonomik do të ishte shumë i madh.