1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendet e Ballkanit: rregulla tё pёrbashkёta pёr refugjatёt

pab/kle (afp, dpa, rtrd)19 Shkurt 2016

Vendet e "itinerarit ballkanik" duan t'i transportojnё refugjatёt pёrmes Austrisё pёr nё Gjermani. Austria nuk lёshon pe sa i pёrket kufirit maksimal as pas kritikёs sё Komisionit tё BE-sё.

https://p.dw.com/p/1HyFe
Mazedonien baut zweiten Zaun an der Grenze zu Griechenland
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Licovski

Vendet e tё ashtuquajturit itinerari ballkanik duan qё nё tё ardhmen pas kontrollit fillestar nё Maqedoni bashkarisht t'i transportojnё drejt Gjermanisё. Pёr kёtё kanё rёnё dakord drejtoritё e policive tё Maqedonisё, Serbisё, Kroacisё dhe Austrisё nё Zagreb. Duke filuar menjёherё refugjatёt do tё identifikohen nё kufirin greko-maqedonas, deklaroi shefi i policisё kroate Vlado Dominic lidhur me regulloren e re tё kurifit. Nё bazё tё planeve refugjatёt nё tё ardhmen do tё regjistrohen vetёm njё herё nё Maqedoni, dhe jo si deri mё sot nё secilin vend individualisht. Regjistrimi i pёrbashkёt i refugjatёve nё njё qendёr do tё pengojё, qё ata nё itinerarin balkanik tё dёrgohen nga njё vend fqinj nё tjetrin, tha Dominic.

Nga qyteti kufitar maqedonas Gjevgjelija udhёtimi i tyre do tё organizohet me tren nё hekurudhёn nё Preshevё, nё jug tё Serbisё. Stacionet e tjera do tё jenё Sid nё veri tё Serbisё, Dobova nё Slloveni dhe nё fund njё fushё lojёrash nё Austri. Qё kёtej ata do t'i nisin pёr nё Gjermani. Hekurudha e vendit pёrkatёs do tё marrё pёrsipёr transportin e mёtejshёm, bёhet e ditur.

Sirianёt, afganёt dhe irakianёt tё mirёseardhur

Sipas kёsaj marrёveshjeje tё re do tё pranohen vetёm refugjatёt nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Megjithatё deri tani nuk ka njё kufizim tё numrit tё tyre. Tё gjithё tё tjerёt do tё kthehen nё qendrat e ashtuquajtura Hotspot nё Greqi ose nё Turqi, deklaroi Dominic duke shpjeguar marrёveshjen.

Austria ka vendosur kufi maksimal pranimi

Qeveria nё Vjenё ka pёrcaktuar kufirin maksimal tё pranimit ditor nё 3200 refugjatё, qё do tё lejohen tё udhёtojnё mё tej pёr nё Gjermani. Po ashtu Austria ka planifikuar tё pranojё nё ditё maksimalisht 80 aplikime pёr azil nё kufijtё jugorё. Kёsisoj numri maksimal vjetor i pranimit do tё jetё 37.500 azilkёrkues.

Kufiri maksimal i Austrisё nuk pёrputhet me Konventёn e tё Drejtave tё Njeriut

Komisioni i BE-sё ka deklaruar, se kontigjentet e shpallura nga Austria pёr refugjatёt janё kundёr sё drejtёs ndёrkombёtare. Kufizimi i numrit tё kёrkesave pёr azil nuk pёrputhet as me Konventёn Europiane tё tё Drejtave tё Njeriut, as me Konventёn e Gjenevёs dhe as me Nenin 18 tё Kartёs sё BE-sё pёr tё Drejtat Themelore, shkruan komisari i BE-sё pёr Refugjatёt Dimitris Avramopoulos nё njё letёr drejtuar ministres sё Brendshёme tё Austrisё Johanna Mikl-Leitner. Ai kёrkon, qё kёto masa tё rishqyrtohen. Komisioni kritikon jo vetёm kufizimin e kёrkesave pёr azil, por edhe rregulloren e planifikuar pёr tranzitin.

Austria nuk tёrhiqet pas kёrkesёs sё Komisionit tё BE-sё. "Aplikimi i kontigjenteve ditore ishte para disa muajsh pёr Gjermaninё koform sё drejtёs dhe ёshtё e vetёkuptueshm qё kjo vlen tani edhe pёr Austrinё", tha Mikl-Leitner nё Vjenё. Edhe kancelari Werner Faymann e hodhi poshtё kritikёn e BE-sё ndaj ashpёrsimit tё politikёs pёr refugjatёt. "Austria pas pranimit vitin e kaluar tё 90.000 refugjatёve, nuk mund tё akuzohet, pёr mungesё solidariteti", tha kancelari.

Faymann mbrojti aplikimin e kuotave: "Eshtё e paimagjinueshme, qё Austria tё pranojё refugjatё nga gjithё Europa, tha Faymann nё Bruksel. Juristёt do tё reagojnё ndaj kritikёs sё Komisionit tё BE-sё, qё kufiri maksimal nuk pёrputhet me tё drejtёn e BE. "Unё them: se ne do t'i pёrmbahemi qendrimit politik". Ai deklaroi, se do ta mbёshtesё edhe mё tej kancelaren Angela Merkel pёr njё zgjidhje europiane. "Unё do ta mbёshtes atё plotёsisht pёr arritjen e njё rregulloreje me Turqinё. Jo sepse jam iluzionist, por sepse ajo ka tё dejtё."